Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Fitore e Pirros’/ Policia reagon për videon e publikuar nga Veriu.info, tregojnë se veturën e ndoqën nga Obiliqi, po arritën ta ndalojnë tek në Zubin Potok

07/02/2026 - 23:32
në Kryesore, Lajme
A A
‘Fitore e Pirros’/ Policia reagon për videon e publikuar nga Veriu.info, tregojnë se veturën e ndoqën nga Obiliqi, po arritën ta ndalojnë tek në Zubin Potok
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas publikimit të një videoje nga Veriu.info, ku shihen vetura të policisë duke e ndjekur një veturë nga Millosheva e Obiliqit deri në Mitrovicë, ka reaguar Policia e Kosovës përmes një komunikate, duke bërë të ditur se këtë veturë e kanë zënë tek në Zubin Potok.

Veriu.info përmes përshkrimit të video kishte bërë të ditur, bazuar në informacionet e qytetarëve, se kjo veturë nuk ishte arritur të ndalohej nga policia as deri në Mitrovicë.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka njoftuar se gjatë natës së 7 shkurtit, njësitet policore kanë tentuar ta ndalojnë një veturë në zonën e Obiliqit, megjithatë drejtuesi i saj duke rrezikuar zyrtarin policor, nuk është ndalur dhe ka vazhduar më pas në drejtim të Vushtrrisë dhe më pas në Mitrovicë.

Përgjatë kësaj rruge, drejtuesi i automjetit në zonën e Mitrovicës ka goditur tre herë veturën policore që po e ndiqte.

Pas gjithë asaj rruge, Policia kishte arritur ta ndalte të njëjtin në fshatin Zupç, në rrugën nacionale Mitrovicë -Zubin Potok, duke e arrestuar atë bashkë me tre pasagjerët.

Nga gjithë ky aksion kanë mbetur të lënduar dy zyrtarë policor dhe ndaj të arrestuarve janë duke u zhvilluar procedura në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

Njoftimi i plotë:

Gjatë natës së datës 07 shkurt 2026, një njësi policore ka tentuar të ndalojë një automjet në zonën e Obiliqit, mirëpo drejtuesi i saj, duke rrezikuar zyrtarin policor, nuk është ndalur ndaj sinjalizimeve dhe ka vazhduar lëvizjen në drejtim të Vushtrrisë e më pas në Mitrovicë.

Në koordinim me njesitet e Stacionit Policor te Obiliqit, ndjekja dhe per ta ndalur automjetin e dyshuar ka vazhduar nga Njësitë e trafikut rrugor të Mitrovicës së Jugut, të cilet vazhdimisht kanë përdorur sinjalizime për ndalim. Gjatë ndjekjes, drejtuesi i automjetit ka rrezikuar vazhdimisht pjesëmarrësit e tjerë në trafik, ndërsa në zonën e Mitrovicës, në tri lokacione të ndryshme, ka goditur tri herë veturen policore qe ishte ne ndjekje.

Falë shkathtësisë dhe profesionalizmit të zyrtarëve policorë, të cilët kanë vepruar me qetësi, vetëpërmbajtje dhe maturi, duke shfrytëzuar një lokacion të përshtatshëm pa rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik, në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Zupç, kanë arritur ta ndalojnë automjetin dhe të arrestojnë shoferin dhe tre pasagjerët.

Dy zyrtarë policorë, të cilët kanë pësuar lëndime gjatë ndjekjes, kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit kompetent, shoferit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

 

JU REKOMANDOJMË

Mitrovica s’gjen ‘qetësi’, herë me vota – herë pa vota
Lajme

Mitrovica s’gjen ‘qetësi’, herë me vota – herë pa vota

07/02/2026 - 23:19
Alarmi i Musmuratit në Bruksel për “autoritarizmin e Kurtit”, Bajqinovci i reagon: Demokracinë s’e rrëzon propaganda
Lajme

Alarmi i Musmuratit në Bruksel për “autoritarizmin e Kurtit”, Bajqinovci i reagon: Demokracinë s’e rrëzon propaganda

07/02/2026 - 22:44
Para tetë vitesh vëllai ia dhuroi mëlçinë, tash edhe nëna: 22-vjeçarja nga Malisheva në gjendje të rënduar shëndetësore
Lajme

Para tetë vitesh vëllai ia dhuroi mëlçinë, tash edhe nëna: 22-vjeçarja nga Malisheva në gjendje të rënduar shëndetësore

07/02/2026 - 22:13
Trump i shkep ftesat për Bordin e Paqes, Selimi: Duket që takimi do të jetë për fonde, Osmanit i duhet koordinim me Kurtin
Lajme

Trump i shkep ftesat për Bordin e Paqes, Selimi: Duket që takimi do të jetë për fonde, Osmanit i duhet koordinim me Kurtin

07/02/2026 - 21:52
Intervenimi i rrallë në QKUK: Si iu hoq gjilpëra 14-vjeçares që i shkoi afër zemrës
Kryesore

Intervenimi i rrallë në QKUK: Si iu hoq gjilpëra 14-vjeçares që i shkoi afër zemrës

07/02/2026 - 21:35
Interesim i madh për të përcjellë seancat përfundimtare në Hagë
Kryesore

Interesim i madh për të përcjellë seancat përfundimtare në Hagë

07/02/2026 - 21:21

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Alba reagon pas daljes nga BBVK

    Alba reagon pas daljes nga BBVK

    351 Shpërndaje
    Shpërndaje 140 Tweet 88
  • Deputeti shqiptar: Djemtë dardanë të FSK-së bënë të mundur gjetjen e trupit të Jurgen Karajt

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Gazetarja Mimoza Koprani: Kam frikë me shku në polici, për 15 minuta përfundoj në krejt portalet

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Mitrovica s’gjen ‘qetësi’, herë me vota – herë pa vota

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • ‘Fitore e Pirros’/ Policia reagon për videon e publikuar nga Veriu.info, tregojnë se veturën e ndoqën nga Obiliqi, po arritën ta ndalojnë tek në Zubin Potok

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë