Fitore Pacolli e Vetëvendosjes ka goditur ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, për moslejimin e vazhdimit “të punëve” kur Vetëvendosja e qeveriste Prishtinën.
“Nuk kemi lanë rrugë pa shtru”, i shkroi Pacolli një komentuesi në profilin e vet – duke i thurrur panegjirik qeverisjes së VV-së në Prishtinë “në mandatin e parë”.
Por…fajtori te Shpend Ahmeti – referuar ndarjes së Vetëvendosjes.
“Unë flas vetëm për mandatin e parë. Ne skemi lënë rrugë në fshatra pa shtru, e kemi ndal krimin ndërtimor, kemi hapur 8 çerdhe të reja e plotë punë tjera. Sikur të vazhdonte edhe mandati i dytë sikurse i pari ndryshe do të ishte Prishtina sot”, shkroi ajo.