Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës e vlerësoi “në të mirën” e Kosovën që tash “shumë shpejtë” vendi do të ketë institucione të themeluara.
Kjo pas fitores së thellë të Vetëvendosjes ku edhe ajo vetë ishte instrumentale në caktimin e datës së zgjedhjeve në favor të partisë së Albin Kurtit.
“Kosova ka humbur kohë me të vërtetë, shkaku i moskrijimit fillimisht kuvendit e më pas edhe qeverisë përgjatë vitit që po e lëmë pas. Dhe tani, fakti që do të kemi një qeveri dhe një kuvend të konstituar shumë shpejt, është në interes të Kosovë, në të mirën e Kosovës. Dhe, shpresoj që menjëherë po atë ditë, Kuvendi të fillojë apo të vazhdojë me punë të tjera të rëndësishme për Kosovën, siç është ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, i buxhetit dhe çështje të tjera të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e shtetit tonë”, shtoi ajo.











