Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fitues në tenderin 8 milionësh, takim me Kurtin – Si e fuqizoi Qeveria Kurti fajdexhiun e famshëm, mikun e Agim Veliut

16/08/2024 - 15:44
në Lajme
A A
Fitues në tenderin 8 milionësh, takim me Kurtin – Si e fuqizoi Qeveria Kurti fajdexhiun e famshëm, mikun e Agim Veliut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Kurti me bujë e përuroi pardje nisjen e rrugës Prizren-Tetovë. Pardje e vizitoi vendpushime dhe e postoi një video. Nikoqir aty ishte njeriu i akuzuar për fajde në vlera milionëshe. Gëzim Sinani, miku i Agim Veliut. Sinani që shihet krahë për krahu me Kurtin, Aliun e Durmishin është pjesë e fituesve të tenderit afro 8 milionësh të Qeverisë Kurti.

Insajderi sjell prapaskenat e këtij tenderi dhe se si u bë që Qeveri Kurti ta fuqizonte njeriun e Veliut të akuzuar për fajde.

Rruga 30 milionëshe Prizren-Tetovë me të cilën po krenohet Qeveria Kurti, ka edhe anën e errët të saj.

Janë fituesit e tenderit të ndarë në llote. Më i dyshimti është lloti i parë. Peshon afro 8 milionë euro.

Para dy ditëve, të mërkurën, ndodhi një zhvillim i çuditshëm që askush nuk e kishte imagjinuar.

Kurti doli në terren për të vizituar punimet. Opozitarin e dikurshëm që premtonte luftë ndaj krimit e korrupsionit e priti në emër të kompanisë kontraktuese një person i famshëm për fajde.

Kurti nuk e hoqi atë nga videoja e vizitës. Postoi pritjen nga ai në faqen zyrtare në Facebook. Por, nuk ia përmendi emrin nikoqirit.

Por, kush është ai?

Është Gëzim Sinani. Ishte në paraburgim të zgjatur para disa muajve. Për fajde. është i akuazuar për përfshirje të rëndë në këtë veprimtari kriminale. Akuzohet se e ka rrjepur një afarist nga Prishtina. Arrestimi i tij kishte bërë bujë të madhe.

Pse Gëzim Sinani ishte në vend-punishte?

Ai nuk doli rastësisht aty. Firma “Premium Beton”, është pjesë e konzorciumit që fitoi këtë tender në vlerë afro 8 milionë eurove. është në emër të familjarit të tij, Granit Sinanit.

Po ashtu, I njëjti figuron si person i autorizuar i kompanisë tjetër lider të këtij grupi kompanish.. Konkretisht përfaqëson firmën së krijuar nga oligarkut nga Shqipëria, Bashkim Ulajt, por që zyrtarisht aktualisht është në pronësi të Ardit Metaliaj.

Si njëri, si tjetri janë subjekt i Prokurorisë së Posaçme atje- SPAK.

Mbetet e paqartë se pse firmat fituese përfaqësohen zyrtarisht në letra nga familjari i Gëzim Sinanit, ndërsa në terren Kurti dhe kabineti i tij priten publikisht nga i akuzuari për fajde.

Detaje të aktakuzës ndaj Sinanit dhe shoqëria me armikun e Kurtit, Agim Veliun

Një prej betejave më të famshme politike të Kurtit është ajo me Agim Veliun. Përfshiu krijim e rrëzim të një qeverie. Vetëvendosja e Kurtit e godisnin Veliun për afërsi me një biznesmen. Pikërisht të personi që e takoi pardje Kurtin- Gëzim Sinanin.

Ky ndryshim prej 180 shkallësh ka ndodhur brenda një periudhe prej vetëm tri viteve. Biznesmeni lehtësisht i sulmueshëm për të njollosur Veliun pas tri viteve përfundoi në aleat zyrtar të Qeverisë Kurti duke qenë një prej përfituesve të tenderit afro 8 milionësh si dhe nikoqir i vizitës së Kryeministrit Kurti në vend-punishte.

Ndonëse mund të ketë ndërruar formacionin partiak, akuzat e shtetit ndaj biznesmenit Sinanit mbetën të njëjta. Të rënda. Të dënueshme me shumë vite burg.

Por, për çka akuzohet ai saktësisht?

Në mars të vitit 2023 Prokuroria Themelore në Ferizaj, saktësisht prokurori që e lavdëronte pushteti i Kurtit, Rasim Maloku kishte deponuar në Gjyq një dosje të madhe të rastit që njihet si “Grezovica”. Nisi si hetim për dëmtim të ambientit, e përfundoi në kapje të fajdexhinjve.

Cka shkroi Prokurori Maloku në këtë dosje për Gëzim Sinanin?

Historinë ia tregonte Gjyqit duke e nisur fillimisht me Shefik Rexhepin, pronar i ndërmarrjes tregtare “Euro-Ab”, si dhe Bashkim Osmani, pronar i ndërmarrjes prodhuese “Dona Liberion”, të cilët thoshte se kanë dhënë para me fajde.

Sipas dosjës së përpiluar nga Prokurori Maloku, në fund të vitit 2021, Shefik Rexhepi e Bashkim Osmani, në bashkëkryerje me Gëzim Sinanin, kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të të dëmtuarit A.H.

A.H, duhej të paguante një obligim financiar për një objekt ndërtimor, mirëpo për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, si dhe pamundësisë që të marrë kredi në bankat komerciale, është detyruar të kërkoj para nga Gëzim Sinani.

Ky i fundit, paratë i kishte siguruar nga të pandehurit, ku nga i pandehuri Rexhepi shumën prej 430 mijë euro, kurse nga i pandehuri Bashkim shumën prej 550 mijë euro, të cilat ia ka dhënë të dëmtuarit, duke kontraktuar një shumë të parave prej 98 mijë euro, të cilën duhet ta paguante në çdo muaj si fajde.

Kështu, i dëmtuari për njëmbëdhjetë muaj kishte pësuar dëm në shumën prej 1 milion e 100 mijë euro në emër të fajdes, mirëpo pagesat e kësteve tjera mujore ishin ndërprerë për shkak të arrestimit të vëllezërve Gëzim dhe Salih Sinani, kurse borxhi kryesor ka mbetur në shumë prej 920 mijë euro.

Me këtë do të kenë kryer në bashkëkryerje veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Dosja e Prokurorit Rasim Maloku vazhdon ta përmend Gëzim Sinanin. Sipas saj, nga fillimi i vitit 2020, i Shefik Rexhepi në bashkëkryerje me Gëzim Sinanin, kanë kontraktuar shuma joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të të dëmtuarit Xhevdet Shala.

Xhevdet Shala për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, si dhe pamundësisë që të marrë kredi në bankat komerciale, është detyruar të kërkojë para nga Gëzim Sinani, i cili paratë i kishte siguruar nga i pandehuri Shefik Rexhepi.

Paratë i kishte siguruar në atë mënyrë që ka kontraktuar armaturë në vlerë rreth 500 mijë euro, me fajde nga 2 mijë  euro për kamion dhe 10 centë më shtrenjtë për kilogram të armaturës, të cilën e kanë shitur tek personat e tretë, kurse paratë i ka marrë i dëmtuari Xhevdet Shala për t’i paguar fajdet, ndaj personave të tretë, kështu që borxhi i tij ka arritur mbi 1 milion euro.

“Xhevdet Shala për t’i paguar borxhin dhe fajdet të pandehurit Shefik Rexhepi, është detyruar të marrë kredi në bankë, të cilat para pastaj janë transferuar në llogarinë e ndërmarrjes për prodhimin e betonit “Ima sh.p.k”, e cila është pronë faktike e të pandehurit Gëzim Sinani”, thuhet në dosje.

Në këtë mënyrë i dëmtuari Xhevdet Shala ka pësuar dëm pasuror në vlerë rreth 500 mijë euro.

Me këtë rast thuhet se i njëjti dyshohet se në bashkëkryerje  ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Sipas Prokurorit Maloku, Bashkim Osmani, në fund të vitit 2021, në bashkëkryerje me të pandehurin Gëzim Sinani, kanë kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të të dëmtuarit N.B.

Ai për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19 si dhe pamundësisë që të marrë kredi në bankat komerciale, për një projekt ndërtimi, është detyruar të kërkoj para nga Gëzim Sinani.

Ky i fundit, paratë i kishte marrë nga i pandehuri Bashkim në shumë prej 200 mijë euro, të cilat ia ka dhënë të dëmtuarit, duke kontraktuar një shumë të parave prej 12 mijë në muaj si fajde, prej të cilave 8 mijë i ka marrë i pandehuri Bashkim, kurse 4 mijë i pandehuri Gëzim.

I dëmtuari në pamundësi që t’i paguaj shumat e parave në emër të fajdeve, është detyruar t’i marrë edhe 200 mijë euro me kushte të njëjta, kështu që borxhi i të dëmtuarit kishte arritur shumën prej 1 milion 96 mijë euro.

Kështu, i dëmtuari është detyruar të marrë një kredi në “Ish Bank”, në shumë prej 700 mijë euro, të cilat ia ka dhënë të pandehurit Gëzim dhe një banesë në vlerë prej 70 mijë, duke pësuar një dëm pasuror në shumë rreth 330 mijë, kurse pjesa tjetër ka mbetur e pa paguar.

Gazeta Insajderi e ka pyetur Prokurorin Maloku se a ka nënshkruar Gëzim Sinani pranim fajësie, dhe se a i është pranuar ky dokument eventual nga Gjyqi, por i njëjti deri tash nuk është përgjigjur.

Oligarkët e dyshimtë nga Shqipëria-Kush janë dy firmat tjera fituese të tenderit 8 milionësh?

Nuk është vetëm firma në emër të familjarit të Sinanit që përfshihet në një histori jo të mirë.

Edhe dy firmat tjera kanë histori të bujshme të përfshirjës në shkelje të rënda ligjore.

“4 A-M Sh.P.K”, është në kontroll të Bashkim Ulajt, por që pronar faktik e ka Ardit Metaliaj ndërsa GPG Company është në pronësi të Paqsor Buzit.

Ulaj kishte hapur firmën “4 A-M Sh.P.K”, pasi firma tjetër e tij “Gener 2”, ishte suspenduar nga prokurimi publik me vendim të autoriteteve në Shqipëri.

Nuk kishte shkuar shumë kohë dhe vendim i njëjte ishte marrë edhe për firmën e re. Suspendim nga prokurimi publik.

Vendimi kishte ardhur pas një hetimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. KLSH kishte konstatuar se kjo firmë kishte dorëzuar dokumente të rrejshme me qëllim të përfitimit të një tenderi për shtrimin e rrugës në Porto Romano.

Por, Ulaj nuk është i famshëm vetëm për mashtrime në tenderë. Emri  tij ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Ishte përmendur edhe në parlamentin e Malit të Zi.

Diskutohej atë ditë për resortin turistik të Kolashinit. Ulaj kishte nisur aty një investim të madh multimilionësh.

Deputeti i atëhershëm malazias Nebojsha Medojeviq kishte ngritur një çështje të rëndësishme atë ditë. Kishte alarmuar qeverinë malaziase për rrezikun nga Ulaj. Iu kishte thënë se ai këtë resort multimilionësh po e ndërtonte bashkërisht me Zoran Beçiroviç, një prej mafiozëve më të rrëzikshëm të Ballkanit. Beçiroviç është një mafioz i famshëm ballkanik që përfshinë edhe kontrollin e trafikut e kokainës.

Edhe anëtari tjetër i konzorciumit fitues nuk është më i hajrit se sa Bashkim Ulaj. Ai përmendet tërë kohën si oligark i Ramës dhe zhvatës i tenderëve në Shqipëri.

Ndonëse emrin Paqsor, veprime e tij nuk kanë qenë ndonjëherë paqësore me zbatimin e ligjit. Ai madje kishte qenë edhe në burg për shkak të kryerjes së veprave kriminale.

Në vitin 2019 ishin arrestuar 15 biznesmenë nga Policia e Tiranës. Në mesin e tyre ishte edhe Paqsor Buzi, hisedar i gjysmës së kompanisë GPG që fitoi tenderin milionësh nga Qeveria Kurti.

Dëmi që ia kishin shkaktuar shtetit këta 15 veta vlerësohet se kapte shifrën e 30 milionë eurove.

Aktualisht firma e parë lider e konzorciumit që mori tenderin 8 milionësh për rrugën Prizren-Tetovë, 4 A-M Sh.P.K. prnar të vetëm e ka Ardit Metaliaj, derisa në Kosovë si degë drejtohet nga familjari i Gëzim Sinanit, Graniti.

Në Kosovë u regjistrua si degë më 2 korrik 2024- apo një muaj e pak ditë para së të nënshkruante kontratën milionëshe më Ministrinë e Infrastrukturës së Kosovës që drejtohet nga dyshja Liburn Aliu e Hysen Durmishi.

Edhe për firmën 4 A-M Sh.P.K në mars të këtij viti SPAK në shqipëri ka bërë një njoftim publik.

Aty thuhet se SPAK ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën me marrëveshje për pranimin e fajësisë, të procedimit penal kundër të pandehurve Zenel Çela, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazizë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, (hetuar në gjendje të lirë);

Ramiz Bardhi, akuzuar për kryerjen e veprës penale të njëjtë si Çela po ashtu i hetuar në gjendje të lirë).

Dhe, kundër Rexhep Ismajlisufaj për akuzën e njëjta e i hetuar në gjendje të lirë.

Procedimi penal i vitit 2021erdhi pasi që u ndjek procedura e kontraktimit nga Bashkia Tropojë për një tender.

“Nga analiza e provave dhe të dhënave të grumbulluara në funksion të hetimit të këtij procedimi penal, rezulton e provuar, se të pandehurit me veprimet e tyre si anëtarë të Komisionit të Vlersimit të Ofertave, gjatë vlerësimit të ofertave, nuk kanë trajtuar në mënyrë të barabartë operatorët ekonomikë pjesëmarrës në procedurën e prokurimit …Megjithëse Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “Halili 1 & Shendelli”, ka paraqitur ofertën më të ulët në vlerën 42.072.833 lekë, pa Tvsh, të pandehurit në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në kundërshtim me Ligjin dhe Rregullat e prokurimit publik, si dhe me kriterin e vendosur në Dokumentat Standarte të Tenderit, kanë shpallur fitues operatorin ekonomik “4 A-M”, me ofertën 50.269.533 lekë pa Tvsh, duke shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 8.196.700 lekë (si diferencë midis dy ofertave)”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Metalaj përmendet edhe në atë që njihet si “Dosja 5D”, ku SPAK ka hetuar 14 biznesmenë të implikuar në afera korrupsioni që ndërlidhen me tenderë publik.

JU REKOMANDOJMË

Prattipati i shkon në zyrë Kurtit: Presim angazhim konstruktiv për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta

Prattipati i shkon në zyrë Kurtit: Presim angazhim konstruktiv për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta
19/02/2026 - 16:44

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar sot me kryeministrin Albin Kurti. Ambasada amerikane në Prishtinë, përmes njoftimit për media, thotë se...

Më shumëDetails

Trump përmend Kosovën e Serbinë në fjalimin e tij: Me telefononi kur nuk shkoni mirë mes vete, e zgjidhim

Trump përmend Kosovën e Serbinë në fjalimin e tij: Me telefononi kur nuk shkoni mirë mes vete, e zgjidhim
19/02/2026 - 16:31

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është duke mbajtur fjalimin e tij, në takimin e parë të shteteve anëtare të Bordit të Paqes. Gjatë fjalimit,...

Më shumëDetails

Kurti e ‘‘prezantoi’’ dronin e Gjilanit, Maqedonci e bën ‘’distancimin’’: Ministria s’ka qenë e përfshirë në vlerësimin e ‘’skifterit’’

Kurti e ‘‘prezantoi’’ dronin e Gjilanit, Maqedonci e bën ‘’distancimin’’: Ministria s’ka qenë e përfshirë në vlerësimin e ‘’skifterit’’
19/02/2026 - 16:12

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Ministria e Mbrojtjes nuk ka pasur asnjë përfshirje në testimin, vlerësimin apo dhënien e lejeve për dronin e njohur si...

Më shumëDetails

Trump: Presidente Osmani, faleminderit, po bëni një punë të shkëlqyer

Raportet e Kosovës me ShBA-të, Osmani: Një aleancë e pathyeshme që do të forcohet me vizionin e presidentit Trump
19/02/2026 - 16:06

Presidenti amerikan Donald Trump në fjalimin e tij në takimin e parë të Bordit të Paqes ka falënderuar liderët e shteteve pjesëmarrëse një nga një. Ai falënderoi edhe...

Më shumëDetails

Bordi i Paqes – Trump takon Ramën

Bordi i Paqes – Trump takon Ramën
19/02/2026 - 16:01

Presidenti amerikan, Donald Trump shtrëngoi duart me liderët e vendeve anëtare të Bordit të Paqes, mes tyre edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama, të mbërritur në Uashington për...

Më shumëDetails

KEK-u i jep sërish 260 mijë euro me negocim donatorit të VV-së, “Ex Fis”

KEK-u i jep sërish 260 mijë euro me negocim donatorit të VV-së, “Ex Fis”
19/02/2026 - 15:41

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) i ka dhënë sërish një tender të negociuar kompanisë “Ex Fis”, procedurë kjo që kufizon konkurrencën. Vlera e kontratës është 260 mijë euro....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

    Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

    759 Shpërndaje
    Shpërndaje 304 Tweet 190
  • Aksident i rëndë në Kutllovc të Mitrovicës, humb jetën një 30 vjeçar

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Rasti “Fajdeja”/Ngrihet aktakuzë ndaj Gëzim Sinani e Salih Sinani, pranojnë fajësinë për rreth 3 milionë euro fajde – Vetëm biznesmeni Abdurrahim Hasani paguajti mbi 1 milion euro fajde

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e djeshëm në Kutllovc të Mitrovicës

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “M’i kanë kërcënuar vajzat brutalisht”, vjen deklarimi i Nysret Pllanës pas deklaratës për xhamitë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë