Xhudistja kosovare, Flaka Loxha ka kaluar në gjysëmfinale të Kupës Botërore, e cila po mbahet në Tallin të Estonisë.
Loxha në xhiron e parë mposhti me Ippon, ajo zuri në mbajtje për 20 sekonda, ukrainasen Sofiia Bordinskykh.
Në xhiron e dytë ajo mposhti me Ippon dhe përsëri zuri në mbajtje për 20 sekonda, belgen Luna Verfaillie.
Flaka në gjysëmfinale ndeshet me gjermanen Jana Ziegler.
Në këtë Kupë Botërore u ndeshen Erza Muminoviqi (-52 kg) dhe Dardan Cena (-73 kg), ku kësaj radhe ishin të pafat, ata u eliminuan në ndeshjet e para dhe nuk vazhduan tutje.