Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Flamuri me yllin e komunizmit në festivalin “Sunny Hill” në Tiranë, reagon Erion Veliaj

29/08/2022 - 13:44
në Lajme, ShowBiz
A A
Flamuri me yllin e komunizmit në festivalin “Sunny Hill” në Tiranë, reagon Erion Veliaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbrëmë (e diel) në natën e fundit të festivalit “Sunny Hill” në Tiranë është shfaqur një imazh që ka befasuar mbarë shqiptarët.

Bëhet fjalë për flamurin kombëtar me yllin e komunizmit mbi të, e cila për një moment i riktheu shumë shqiptarë në vitet e errëta të këtij regjimi në shekullin e kaluar.

Një paraqitje e tillë u pa si ofenduese për shumë bashkëkombës dhe familje që kanë vuajtur në vitet e vështira të asaj kohe.

Mes reagimeve të shumta në rrjetet sociale, kjo bëri që në Twitter të ketë një deklaratë edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj si mbështetës i këtij festivali, me projektin e sivjetmë “Tirana kryeqytet evropian i rinisë”, ka shkruar në Twitter se imazhi i tillë është satirë e një kënge të interpretuar nga grupi Asgjë Sikur Dielli.

“Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kënga është një satirë ndaj regjimit! Alban Nimani – dhëndër në Tiranë në një nga familjet më të përndjekura – e ka prodhuar para tetë viteve! Uroj të luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimin aleat”, shkroi kryetari i Tiranës në Twitter

Kënga me titull “Ku ka me mire se me qene shqiptar?” e Asgjë Sikur Dielli, ka të shfaqur imazhin e flamurit kombëtar me yllin e komunizmit edhe në videon e tyre shoqëruese të këngës në YouTube.

Festivali “Sunny Hill” në Tiranë përndryshe solli në skenë emra të njohru vendorë dhe ndërkombëtarë.

JU REKOMANDOJMË

Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
18/03/2026 - 10:01

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka filluar seanca gjyqësore lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.  Para trupit gjykues do të paraqiten Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq...

Më shumëDetails

Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk lejohet të lëvizin

Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk lejohet të lëvizin
18/03/2026 - 09:56

Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka zbarkuar në Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë....

Më shumëDetails

“Natë Bajrami”, përurohet nesër rruga Vushtrri-Prishtinë

“Natë Bajrami”, përurohet nesër rruga Vushtrri-Prishtinë
18/03/2026 - 09:40

Nesër pritet të përurohet segmenti i rrugës Vushtrri-Prishtinë. Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha. “Prerja e...

Më shumëDetails

Vetaksident me motor në Prishtinë, humb jetën një person

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
18/03/2026 - 09:26

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pas një vetaksidenti me motoçikletë në Vranidoll të Prishtinës. Lidhur me këtë rast të rëndë, policia ka dhënë detaje. Zëdhënësja...

Më shumëDetails

Shpërndarja e Kuvendit në “dorë” të Kushtetueses

A do të zgjidhë vendimi i Gjykatës ngërçin politik? Cakolli: Nuk ka më hapësirë për justifikime politike dhe as për sjellje bllokuese
18/03/2026 - 09:18

Nën tensionet e deklarimeve publike të subjekteve politike nëse vendi duhet të shkojë në zgjedhje apo jo, Gjykata Kushtetuese ka filluar shqyrtimin e lëndës së dekretit të presidentes...

Më shumëDetails

Tre nga katër viktimat janë nga Kosova: Çka dihet deri më tani për aksidentin tragjik në Vjenë?

Tre nga katër viktimat janë nga Kosova: Çka dihet deri më tani për aksidentin tragjik në Vjenë?
18/03/2026 - 08:59

Kryeqyteti austriak është tronditur mbrëmë nga një aksident tragjik në një kantier ndërtimi, ku humben jetën 4 punëtorë dhe një tjetër mbeti i lënduar rëndë. Nga ky aksident...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    212 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • LDK-ja nis reformën, merr vendimin e parë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë