Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaliar për 48 orë 34 Kryesues të Kryesues të Qendrave Komunal të numërimit të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit nën dyshimin për manipulim me vota gjatë numërimit.
Në lidhje me këto intervistime për Veriu.info ka folur avokati Berat Peci, që është avokat i njërit prej të intervistuarve.
“Njëri nga të intervistuarit nga policia që ka punuar so kryesues i nga radhet e PDK, ka deklaruar se nuk ka pasur qëllim as të shtoj as të hjek vota per askend dhe se ne tavolinen e tij as anetaret tjerë nuk kane pasur asnje veprim qe nenkupton qe kane anuar dikah, per me teper ai thote se kane punuar ne presion të kohes dhe mund te kene ndodhur ndonjë gabim , por që nuk e kalojn marzhën e gabimit që e parasheh KQZ-ja“, ka thënë avokati Peci për Veriu.info.
Ndryshe, sot në mëngjes Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte lëshuar komunikatë për media, duke bërë të ditur se ka urdhëruar Hetimet Rajonale – Jug dhe Veri të Policisë së Kosovës, që të intervistohen dyzetë e tre (43) kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit të Komunave Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, për shkak të dyshimeve për manipulim të numërimit me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 nëpër këto komuna.













