Për këtë arsye, udhëtarët janë inkurajuar që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare, ku pritjet janë dukshëm më të vogla.
Autoritetet apelojnë që qytetarët të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh situatën aktuale në kufi.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar,
Ju njoftojmë se për shkak të fluksit jashtëzakonisht të shtuar në PKK Merdar,ju inkurajojmë që të përdorni pikëkalimet tjera alternative kufitare, ku pritjet janë dukshëm më të vogla.
Me nderime Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar