Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në stërvitjen rotacionale në Joint Readiness Training Center (JRTC) në Fort Johnson, Luiziana, SHBA,.
Ky trajnim zhvillohet në kuadër të partneritetit me Gardën Kombëtare të Ajovës dhe synon përgatitjen e njësive për operacione luftarake dhe misione komplekse.
JRTC është një qendër trajnimi e ushtrisë amerikane që ofron simulime të avancuara dhe një mjedis realist stërvitor për testimin e gatishmërisë operative. Stërvitja thekson operacionet e përbashkëta dhe ndërveprimin me forcat aleate, duke ndihmuar FSK-në të përgatitet për dislokime dhe sfida taktike në zona të ndryshme.