Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ishte përgjegjës për një sulm ndaj një anijeje në pronësi amerikane në Gjirin Persik të enjten në mëngjes, raporton agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars e Iranit.
Fars, e cila është e lidhur me IRGC-në, thotë se anija amerikane u godit këtë mëngjes në veri të Gjirit Persik, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.
Dy anije cisternë nafte u goditën pranë Basrës, në ujërat irakiane. Njëra prej tyre, Safesea Vishnu, është në pronësi të SHBA-së dhe lundron nën flamurin e Ishujve Marshall.
Fars ka ndarë një video që thotë se tregon momentin kur u sulmua Safesea Vishnu. Në video, një shpërthim masiv ndodh në një anije në ujë gjatë mesnatës.
Autoritetet indiane thanë më parë se Safesea Vishnu u godit nga një “varkë e shpejtë pa pilot me ngjyrë të bardhë që mbante eksplozivë” e cila “u përplas me të, duke rezultuar në një zjarr të madh në bord”. Një person u vra dhe pjesa tjetër e ekuipazhit u shpëtua.
Fars thotë se anija “nuk i është përmbajtur” paralajmërimeve nga IRGC-ja.
*Fotografia ilustruese














