Sonte do të zhvillohet finalja e garës më të madhe evropiane për klube në futboll.
Në “Stade de France”, Paris, sonte do të jetë e gjithë vëmendja e tifozëve të futbollit.
Në kryeqytetin francez do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve.
Nga ora 21:00, Liverpooli do të përballet me skuadrën më të trofeshme në këtë garë, Real Madridin.
Real Madridi e ka fituar këtë trofe 13 herë tashmë, kurse Liverpooli gjashtë herë.
Në prag të sfidës së sontme, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet e mundshme.
Liverpool: Alisson; Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Keita; Salah, Mane, Diaz
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Valverde, Benzema, Junior.
Kjo do të jetë finalja e tretë mes këtyre dy klubeve në histori të Ligës së Kampionëve, ku në vitin 1981 Liverpooli e mposhti Realin me rezultat minimal 1:0, kurse në vitin 2018, gjiganti spanjoll triumfoi në finale me rezultat 3:1./FrontOnline/












