Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Formimi i Qeverisë, Paçarizi: Ka përpjekje të orëve të fundit për të peshkuar deputetë, mund të tentohet votimi i fshehtë

25/10/2025 - 11:08
në Kryesore, Lajme
A A
Formimi i Qeverisë, Paçarizi: Ka përpjekje të orëve të fundit për të peshkuar deputetë, mund të tentohet votimi i fshehtë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik Rrahman Paçarizi ka thënë se nuk do të ketë formim të Qeverisë së re të vendit të dielën, më 26 tetor, në seancën e thirrur nga Kuvendi i Kosovës.

Ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë kontakt direkt me partitë e tjera politike si Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës apo edhe Nismën Socialdemokrate, për të bërë një koalicion qeverisës

“Fakti që është thirrur mbledhja e Kuvendit të Kosovës bën që të mos përjashtohet asnjë opsion. Është e saktë çka u tha deri këtu, që nuk duhet të nxitohemi. Sepse është e saktë ajo që u tha deri këtu se nuk ka marrëveshje politike, madje unë e di të sigurt se nuk ka as kontakte të drejtpërdrejta me partitë politike.”

“Pra, as me Partinë Demokratike të Kosovës, as me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Zoti Limaj, pavarësisht se ka pasur propagandë kundër se mund të pranojë e të tjera për shkak të pozicionit të vështirë, sepse ka pak deputetë, Zoti Limaj nuk është personi që nënshtrohet për pak. Ai e ka të qartë se me Dimal Bashën nuk hyn në marrëveshje politike me Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk do të duhej asnjë parti të hynte në marrëveshje të tilla, duhet ta lënë Albin Kurtin me Dimal Bashën dhe me Agim Bahtirin”, tha Paçarizi në Klan Kosova.

Profesori universitar u shpreh se janë bërë përpjekje të fundit ndaj disa deputetëve që të binden për të votuar pro LVV-së të dielën.

“Ka përpjekje të orëve të fundit për të peshkuar deputetë. Ka përpjekje për të folur, jo gjithmonë për një transaksion direkt financiar; ka përpjekje shumë më finoke, për t’i bindur njerëzit të votojnë. Të dielën mund të ketë përpjekje për të votuar Qeverinë me votim të fshehtë, siç është bërë me Kuvendin. Pastaj kjo të kontestohet dhe të zgjaten procedurat edhe pak. Ndërkohë, lojën mund ta prishë edhe nesër gjatë gjithë ditës Gjykata Kushtetuese”, u shpreh Paçarizi.

JU REKOMANDOJMË

Ekonomia nën Valën e Re të Inflacionit
Lajme

Shenoll Muharremi: E kanë rritë varfërinë, çmimet në qiell, kanë sulmu e kanë linçu – shoqëria ia jep 50%

30/12/2025 - 13:53
Spahiu: Vota masive për Arian Tahirin nuk është befasi, ai është fytyra dhe prototipi i Hashim Thaçit në politikë
Lajme

Spahiu: Vota masive për Arian Tahirin nuk është befasi, ai është fytyra dhe prototipi i Hashim Thaçit në politikë

30/12/2025 - 13:20
Kurti: Ju lumtë pushka luftëtarë, ju zgjatë jeta veteranë të UÇK-së
Lajme

Kurti: Ju lumtë pushka luftëtarë, ju zgjatë jeta veteranë të UÇK-së

30/12/2025 - 13:13
A do të zgjidhë vendimi i Gjykatës ngërçin politik? Cakolli: Nuk ka më hapësirë për justifikime politike dhe as për sjellje bllokuese
Kryesore

Mbi 34% të votave të numëruara të kandidatëve për deputetë: Këto janë top 5-shet më të votuara

30/12/2025 - 13:09
Kryeprokurori flet për rastin tragjik në Prizren: Nëna me fëmijët ishin në gjumë, ende s’dihen shkaqet e zjarrit
Lajme

Kryeprokurori flet për rastin tragjik në Prizren: Nëna me fëmijët ishin në gjumë, ende s’dihen shkaqet e zjarrit

30/12/2025 - 12:50
“Albin Kurti fitoi falë të ardhurve nga diaspora”, si u raportua në shtypin gjerman për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Kryesore

“Albin Kurti fitoi falë të ardhurve nga diaspora”, si u raportua në shtypin gjerman për zgjedhjet e 28 dhjetorit

30/12/2025 - 12:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Përditësohen rezultatet, kandidatët më të votuar nga VV, PDK, LDK dhe AAK

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Këta janë kandidatët për deputet më të votuar të LDK-së deri tani

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Rezultatet preliminare – a bëhet Duda Balje deputete?

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • I këndoi Kurtit, kaq vota ka deri tani Edona Llalloshi

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë