Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se i arrestuar S.R, për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR’it dhe Policisë së Kosovës, është ndaluar për 48 orë.
Prokuroria ka njoftuar se S.R, është ndaluar mbi dyshimet për veprat penale: : bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar.
‘’ Gjithashtu, në vendbanimin e të dyshuarit është zbatuar urdhër kontrolli, ku janë gjetur prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës penale’’, thuhet nga Prokuroria mes tjerash.
Në njoftimin e Prokurorisë janë ndarë edhe nga aksioni i arrestimit te të dyshuarit.
Postimi:
I dyshuari për veprime të kundërligjshme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës është ndaluar për 48 orë
Prishtinë, 14 janar 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet S.R.
Hetuesit policorë nga Drejtoria për hetimin e Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar të dyshuarin S.R. në Zveçan.
S.R. është ndaluar mbi dyshimet për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar.
Gjithashtu, në vendbanimin e të dyshuarit është zbatuar urdhër kontrolli, ku janë gjetur prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës penale.
Brenda afatit të përcaktuar ligjor, ndaj S.R. do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Hetuesit policorë, në bashkëpunimm me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me ligjet në fuqi.












