Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fotografi i Rugovës: Hera e parë që e kam pa atë me lot në sy ka qenë kur ia kam tregu fotografinë e familjes Jashari

28/12/2021 - 11:35
në Lajme
A A
Fotografi i Rugovës: Hera e parë që e kam pa atë me lot në sy ka qenë kur ia kam tregu fotografinë e familjes Jashari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në 32-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, fotografi Adnan Ruhani e ka hapur një ekspozitë, ku ka shfaqur fotografitë që ia ka bërë personalisht për një periudhë 30-vjeçare, presidentit të ndjerë Ibrahim Rugovës.

Ndërkaq të martën ai tregoi si ka nisur punën si fotograf, për njohjen e tij me ish-presidentin, si dhe për situatat emocionuese të tij.

“Fillum me disa demonstrata me i fotografu, kam qenë bashkëpunëtor i rilindjes një kohë. Nuk kemi qenë shumë njo gjashtë a shtatë vetë, por situata ka qenë ai burimi kryesor që na ka dhanë frymëzimin që duhet me u informu popullatën”, ka thënë Rahuni.

Ai tha se puna e tij prej fotografi shpeshherë ia ka rrezikuar jetën dhe ëshhtë rrahur nga policët serbë,vetëm e vetëm për t’i mbajtur njerëzit e informuar me tmerret që po ndodhnin.

“Gjithmonë kemi qenë në reziqe të mëdha më ka rre disa herë policia por i kam përballu gjitha, i kemi tregu ato tmerre”, ka shtuar ai.

Ai tregoi se një kohë ishte shkëputur nga profesioni i fotografisë por që Anton Çeta ishte ai që e ka rikthyer, dhe tash për të qenë fotograf i presidentit Rugova.

“Anton Çetën e kemi pasë mik të shpisë edhe unë e kisha një biznes tjetër, Antonin më ka ra shumë me nejtë, tani më tha një ditë na duhet nji fotograf i besueshëm, duhet me iu kthy zanatit të vjetër”, ka thënë ai.

“Ibrahim Rugovën e kam njoftë edhe ma herët, i kam njoftë gjithë intelektualët, se fati më ka lidh asi soj t’u fotografu, me krejt intelektualët e mëdhenj të Kosovës kom pasë edhe komunikim dhe bashkëpunim”, ka deklaruar ai në KlanKosova.

Ruhani tregoi edhe për situatën që e ka prekur më së shumti në karrierën e tij të fotografimit, dhe ajo ishte familja Jashari.

“kapak i krejt kësaj ka qenë kur familjen Jashari, kam shku me urdhër të Rugovës me fotografu, ajo ka qenë tmerr për mu”, ka thënë ai

Ndërkaq ka shtuar se edhe për ish-presidentin ajo ishte një situatë shumë prekëse, saqë thotë se kurrë më parë nuk e kishte parë atë në atë gjendje, pra me lot në sy.

“Hera e parë në jetë teme, kur ja kam dhanë fotot e familjes Jashari, që Rugovën e kam pa shumë të prekun, ka qenë tmerr, menjëherë e dhezi cigaren dhe hera e parë që e kom pa me lot në sy, shumë i prekun, s’jam mësu me pa ashtu se gjithë ka qenë i buzëqeshun”, ka shtuar ai.

lajmi më i vështirë për mua ka qenë vdekja e tij, momentin kur erdh prej gjermanisë dhe kur doli parsa

Ndërkaq shtoi se moment shumë i vështirë për të ishte kur e mori vesh se ish-presidenti ishte ndarë nga jeta.

Ruhani premtoi se në 20-vjetorin e vdekjes së Rugovës do të realizojë, siç e quan ai, një mrekulli.

“Pak kam qit foto sa u dashtë më qitë.. për 20-vjetorin e vdekjes së tij e kisha ba një mrekulli për të”, ka shtuar ai.

JU REKOMANDOJMË

Geci: E kam incizimin ku Faik Imeri thotë se përkthente për Milaim Zekën
Kryesore

Geci: E kam incizimin ku Faik Imeri thotë se përkthente për Milaim Zekën

28/05/2025 - 22:56
Alarmon Ibrahimi: Qeveria po e shtyn ekonominë drejt kolapsit
Lajme

Alarmon Ibrahimi: Qeveria po e shtyn ekonominë drejt kolapsit

28/05/2025 - 22:29
FSK thellon bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e kërkimeve ushtarake
Lajme

FSK thellon bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e kërkimeve ushtarake

28/05/2025 - 22:25
Nushi: Koncentrohu kryeministër, për 4 vjet the se e ke largu ndikimin serb, sot thu se Serbia ka ndiku në zgjedhje
Lajme

Nushi në humor të mirë: Këta të VV-së që dinë anglisht nuk dinë me vjedh, çfarti, këta veç me zhvillu vendin dinë

28/05/2025 - 22:02
Konjufca dënon sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës: Dhuna s’ka qenë zgjidhja kurrë, autorët të marrin dënimin meritor
Lajme

“Glauk Konjufca për Ministri të Punëve të Jashtme, jo për Prishtinën”

28/05/2025 - 21:50
“Të dy jeni palaço”, Mehmetaj i reagon Kurtit e Sveçles: Nuk e përmend NjSI-në, veç pse kanë kërku kushte më të mira
Lajme

Dëshmitari kundër UÇK-së në Speciale tha se i kanë bërë “magji të zezë”, Mehmetaj: Veç ndalnu pak dhe mendoni

28/05/2025 - 21:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ministria e Shëndetësisë për Veriu.info: Në Spitalin Amerikan 2 u hasën tre mjekë të huaj pa licencë pune, u ndalohet ushtrimi i veprimtarisë

    Ministria e Shëndetësisë për Veriu.info: Në Spitalin Amerikan 2 u hasën tre mjekë të huaj pa licencë pune, u ndalohet ushtrimi i veprimtarisë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Shala: Liburn Aliu nuk është më pjesë e Vetëvendosjes

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Sulmet pas intervistimit të Pecit, reagon Shoqata e Prokurorëve: Po rrezikohet drejtësia

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ministri i dorëhequr Krasniqi i bën një nder të fundit këshilltarit të tij

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Geci: E kam incizimin ku Faik Imeri thotë se përkthente për Milaim Zekën

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë