Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Franca do t’ua ndalojë nxënësve plotësisht telefonat në shkollat e mesme

10/04/2025 - 16:20
në Kuriozitete, Lajme, Ndryshe
A A
Franca do t’ua ndalojë nxënësve plotësisht telefonat në shkollat e mesme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Franca do ta ashpërsojë ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkollat e mesme, duke i detyruar nxënësit e moshës 11 deri në 15 vjeç t’i mbyllin pajisjet e tyre në një dollap apo qese të veçantë në fillim të ditës dhe t’i marrin sërish vetëm kur të largohen nga shkolla, shkruan The Guardian.

Ministrja e Arsimit i tha senatit se dëshironte që fëmijët të ndaheshin plotësisht nga telefonat e tyre gjatë gjithë ditës së mësimit në të gjitha shkollat e mesme franceze duke filluar nga shtatori.

Élisabeth Borne tha: “Në një kohë kur përdorimi i ekraneve po vihet në pikëpyetje për shkak të shumë efekteve të dëmshme, kjo masë është thelbësore për mirëqenien dhe suksesin e fëmijëve tanë në shkollë”.

Në vitin 2018, Franca ndaloi përdorimin e telefonave nga fëmijët në të gjitha shkollat e mesme – të njohura si ‘collèges’. Telefonat duhet të mbeten të fikur në çanta shkolle dhe nuk mund të përdoren askund në ambientet e shkollës, përfshirë gjatë pushimeve.

Shkollat kanë raportuar një efekt pozitiv, me më shumë ndërveprim shoqëror, më shumë aktivitet fizik, më pak ngacmime dhe përqendrim më të mirë. Por disa shkolla raportuan se disa fëmijë do të fshiheshin në tualete për të parë video në telefon gjatë pushimit.

Tani qeveria thotë se është e nevojshme të shkohet edhe më tej, duke i ndarë fëmijët plotësisht nga pajisjet e tyre gjatë gjithë ditës shkollore.

Kjo “pauzë digjitale” e detyruar – siç e quan qeveria franceze – është testuar në një skemë pilot në rreth 100 shkolla të mesme gjatë gjashtë muajve të fundit, ku fëmijët i dorëzojnë telefonat që në hyrje – duke i vendosur në një dollap, kuti ose në një qese të veçantë me kyç që mund të hapet vetëm nga një sistem elektronik në portën e shkollës kur largohen për në shtëpi.

JU REKOMANDOJMË

Janina Ymeri: Konsumatorët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22.4% më shtrenjtë rrymën

Janina Ymeri: Konsumatorët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22.4% më shtrenjtë rrymën
15/11/2026 - 13:31

Janina Ymeri ka ngritur shqetësimin për dallimet në tarifat e energjisë elektrike ndërmjet komunave me shumicë shqiptare dhe atyre me shumicë serbe në veri të Kosovës. Përmes një...

Më shumëDetails

Vetura ia godet garazhin një qytetari në Druar të Vushtrrisë, pronari raporton dëme të mëdha materiale

Vetura ia godet garazhin një qytetari në Druar të Vushtrrisë, pronari raporton dëme të mëdha materiale
15/11/2026 - 13:04

Një qytetar nga fshati Druar i Vushtrrisë ka raportuar se një veturë ka hyrë në garazhin e tij, duke ia dëmtuar veturën e parkuar dhe murin e objektit....

Më shumëDetails

Policia ua prish “matematikat” grupit të kokainës në Prishtinë, gjashtë të arrestuar – sekuestrohen Porsche, Rolex dhe asete mbi 300 mijë euro

Policia ua prish “matematikat” grupit të kokainës në Prishtinë, gjashtë të arrestuar – sekuestrohen Porsche, Rolex dhe asete mbi 300 mijë euro
15/11/2026 - 12:33

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë në rajonin e Prishtinës, ku ka goditur një grup të organizuar të dyshuar për trafikim dhe shpërndarje të...

Më shumëDetails

Osmani i “kapet” Haxhiut për Rugovën: As vitet e okupimit, as lufta dhe as vitet e pasluftës nuk mund të shkëputen nga roli i tij historik në ndërtimin e shtetit tonë!

Osmani i “kapet” Haxhiut për Rugovën: As vitet e okupimit, as lufta dhe as vitet e pasluftës nuk mund të shkëputen nga roli i tij historik në ndërtimin e shtetit tonë!
15/11/2026 - 12:17

Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpjekje të koordinuara për ta denigruar rolin e Presidentit Rugova”, duke iu referuar deklaratave të gazetarit Baton...

Më shumëDetails

Arratisje gjatë natës nga Qendra Edukative-Korrektuese në Lipjan, 19-vjeçari ende në kërkim

Arratisje gjatë natës nga Qendra Edukative-Korrektuese në Lipjan, 19-vjeçari ende në kërkim
15/11/2026 - 11:31

Një 19-vjeçar është arratisur gjatë natës nga Qendra Edukative-Korrektuese në Lipjan, duke u larguar në drejtim të panjohur. Arratisja ka vënë në lëvizje njësitë policore, të cilat kanë...

Më shumëDetails

U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë

Plani “Mburoja e hekurt”- Parandalohet kontrabandimi i mallrave nga Maqedonia
15/11/2026 - 11:10

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të gjendet një person i raportuar i zhdukur në Ferizaj. Sipas policisë, më 11 nëntor...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

    A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Akuzat për foton e Titos: Surroi i quan trillime deklarimet e Baton Haxhiut, e akuzon për lidhjet e tij me Shërbimin Sekret

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ministria gjen shkelje në QPS-në në Pejë në rastin e Arlinda Zekajt, rekomandon masa disiplinore ndaj dy zyrtarëve

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • 400 euro shkaktojnë përçarje mes dy familjarëve në Lipjan, rasti përfundon në polici

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë