Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Franca s’ka fabrikë municioni”, Maqedonci demantohet keq: Mos u bë qesharak, Franca është eksportuesi i dyte i armëve në botë

22/02/2025 - 13:49
në Kryesore, Lajme
A A
Maqedonci: Investimet në ushtri nënkuptojnë siguri për qytetarët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kritikat që ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ia ka bërë për Evropës në një forum në Tajvan, kanë nxitur reagim të shumta në vend.

Konstatimet e tij se Kosova po nderon fabrikë të municionit, ndërsa Franca nuk e ka një të tillë, janë vlerësuar si qesharake nga njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ata kanë bërë me dije se pretendimet e ministrit të mbrojtjes janë të pasakta, duke e dëmtuar atë me fakte.

Drejtori i institut KIPRED, Lulzim Peci, ia ka rikujtuar Maqedoncit se Franca është eksportuesi i dytë i armëve në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikë.

“Perndryshe, Franca eshte eksportuesi i dyte i armeve ne bote, pas SHBA-ve, por armatimin e shet pa municion”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”

Edhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arben Ahmeti, deklaratën e ministrit e ka vlerësuar si qesharake.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ministri duhet t’i bëjë detyrat e shtëpisë, para se të thotë “deklarata qesharake”.

“Me gjithe respektin, Ministri i Mbrojtjes te bej detyrat e shtepise para se te bej keso deklarata qesharake ne forume nderkombetare. Franca eshte fuqia e katert nukleare ne bote, dhe eksportuesi i dyte me i madh i armatimit ne bote duke zene vend menjehere pas SHBA. Perveç kesaj, industria ushtarake Europiane po peson ndryshime drastike qe prej luftes ne Ukraine, dhe BE ka disa programe qe mbeshtesin ngritjen e kapaciteteve duke perfshire edhe program te vecante per prodhimin e municionit. Veshtire qe fabrika e parealizuar e municioneve me teknologji turke te konkuroj e ta vej ne veshtiresi industrine ushtarake Franceze”, ka shkruar Ahmeti.

Kure, sekretarja e Përgjithshëm e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vlerësuar se ministri i Mbrojtjes ka treguar papërgjegjësi.

“Pra, Ministri i Mbrojtjes, ende në detyrë, ka vizituar Tajvanin dhe ka mbajtur një fjalim që, në rrethana të tjera, mund të na dukej qesharak po të vinte nga dikush pa peshë dhe përgjegjësi politike. Por kur një ministër, i cili drejton një prej dikastereve më të ndjeshme të Republikës, viziton një vend me të cilin nuk kemi marrëdhënie diplomatike për arsye të njohura dhe aty flet për dështimin e Evropës në fushën e mbrojtjes, ndërsa pretendon se Kosova do të ndërtojë një fabrikë që as Franca – eksportuesja e dytë më e madhe në botë e armatimit – nuk e ka, atëherë s’di nëse duhet të qeshësh apo të qash. Çfarë diletantizmi, çfarë papërgjegjësie!”, ka shkruar Çitaku.

Çka tha Maqedonci?

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë paraqitjes në një forum ka krahasuar Kosovën me Francën, dhe këtë, derisa po fliste për planet e Qeverisë në detyrë, të drejtuar nga Albin Kurti për të ndërtuar në një fabrikë municioni.

Fillimisht, Ministria e Mbrojtjes të premten njoftoi se ministri Maqedonci po mer pjesë në Forumin e Sigurisë së Halifaxit të zhvilluar në Taipei të Tajvanit.

Nga atje, Maqedonci ka thënë se Kosova po ndërton fabrikë municioni, ndërsa Franca ende s’e ka një të tillë.

“Kjo administratë në ShBA po përsërit nevojën për më shumë investime në mbrojtje dhe siguri në Evropë. Ndoshta unë vij nga kjo prapavijë. Por unë shoh që Evropa nuk ka bërë shumë për t’i ndërtuar kapacitetet e saj, dhe duke u varur vazhdimisht nga ShBA-ja…Në këtë drejtim, justifikoj kërkesën e administratës Trump për më shumë investime në mbrojtje. Për shembull, Kosova sot po ndërton fabrikën e saj për të prodhuar municion, dhe Franca ende s’e ka këtë”, ka thënë ai, transmeton Nacionale.

Kujtojmë se Franca është një prej fuqive bërthamore. Shteti francez, sipas raportimeve, ka rreth 290 armë bërthamore.

JU REKOMANDOJMË

Pritet të nisë faturimi i ujit edhe në komunat veriore të Kosovës
Kryesore

Pritet të nisë faturimi i ujit edhe në komunat veriore të Kosovës

12/01/2026 - 21:47
Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë
Kryesore

Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë

12/01/2026 - 21:34
Shkurte Gashit i vdes babai: Ti ishe forca ime, fjala e urtë, krahu ku mbështetesha
Kryesore

Shkurte Gashit i vdes babai: Ti ishe forca ime, fjala e urtë, krahu ku mbështetesha

12/01/2026 - 21:05
Mehmetaj: Sipas logjikës së Sallahut, ata qe vjedhin bankën nuk janë hajdutë, por veç i marrin paratë
Kryesore

Mehmetaj ia kujton Abdixhikut standardin e humbjes që dikur e promovonte me krenari: “Largohemi, vijnë tjerët”

12/01/2026 - 20:49
Faton Peci emëron Alban Fejzullahun drejtor i Administratës në Komunën e Mitrovicës
Kryesore

Faton Peci emëron Alban Fejzullahun drejtor i Administratës në Komunën e Mitrovicës

12/01/2026 - 20:31
“S’po guxojmë t’i përmendim, por njerëzit janë vrarë” – Abdixhiku ‘godet’ tavolinën për veprimtarët e LDK-së
Kryesore

Abdixhiku kërkon figurë konsensuale për president: Imponimi i emrave rezulton në krizë institucionale

12/01/2026 - 19:42

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Limi ia fërkon të pasmet Dolces në dush (VIDEO +16)

    Limi ia fërkon të pasmet Dolces në dush (VIDEO +16)

    208 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Ymeri zbulon mesazhin e fshehtë të Kurtit për Osmanin

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, ja momenti interesant kur Alba i kap mat (Video)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Dihen emrat e tre të dyshuarve për tentim-vrasjen e afaristit Jeton Buquku

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Hisen Berisha, Abdixhikut: Lumir ke shkuar larg, e paske kaluar vijën rëndë!

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë