Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kremtimit të Ditës së Forcës.
Për t’u njoftuar me fuqinë, gatishmërinë ushtarake, kjo ministri njofton të gjithë qytetarët se nga ora 10.00, janë të ftuar të vizitojnë kazermat e FSK-së në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, transmeton klankosova.tv.
Derisa në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, do të jenë të pranishëm udhëheqësit më të lartë shtetërorë.
Në këtë ditë të shënuar, forcat ushtarake të FSK-së do të demonstrojnë aftësitë e jashtëzakonshme edhe me aktivitete tjera.