Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

FSK hap konkurs për 320 ushtarë të rinj, ekspertët: Zgjerimi, investim në të ardhmen e mbrojtjes së vendit

02/03/2026 - 10:09
në Kryesore, Lajme
A A
FSK hap konkurs për 320 ushtarë të rinj, ekspertët: Zgjerimi, investim në të ardhmen e mbrojtjes së vendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të fazës përmbyllëse të transformimit 10-vjeçar, Forca e Sigurisë së Kosovës ka hapur konkurs për 320 ushtarë të rinj, të moshës 18–25 vjeç, të cilët mund të aplikojnë nga 2 deri më 27 mars. Sipas ekspertëve të sigurisë, zgjerimi i radhëve të personelit përfaqëson një investim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e mbrojtjes së vendit, duke forcuar kapacitetet njerëzore dhe teknike dhe duke avancuar profesionalizimin e FSK-së.

Përgjatë vitit 2028, Forca e Sigurisë pritet të përmbyllë fazën e transformimit 10-vjeçar, gjatë së cilës ushtrisë i mbetet të vazhdojë me forcimin e kapaciteteve ushtarake, pajisjen me armatim modern dhe rritjen e numrit të trupave të saj.

Në kuadër të kësaj faze vendimtare, rritja dhe forcimi i kapaciteteve njerëzore dhe teknike përbën prioritet strategjik.

Hapja e konkursit për ushtarë të rinj, në këtë rast, nuk është vetëm një thirrje për rekrutim, por një ftesë për angazhim, përgjegjësi dhe shërbim ndaj atdheut.

Ndaj, 320 nga aplikantët do të kenë mundësi t’i bashkëngjiten ushtrisë së Kosovës për shërbim. Aplikimi është i hapur për personat e moshës 18–25 vjeç, nga data 2 deri më 27 mars.

Ky zgjerim i radhëve të personelit të FSK-së, sipas njohësve të çështjeve të sigurisë, përfaqëson investim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e mbrojtjes së vendit, duke përmbushur në mënyrë aktive obligimet sipas konceptit të tranzicionit dhe duke bërë hapa të qëndrueshëm drejt forcimit të kapaciteteve ushtarake.

“Çdo konkurs që hapet për ushtarë, oficerë ose për pozita të ndryshme është për të plotësuar kapacitetin përfundimtar dhe për të treguar profesionalizmin e madh, me të cilin kjo forcë po shndërrohet në një ushtri të mirëfilltë. Ky është hapi më pozitiv që i ka ndodhur Republikës së Kosovës”, tha Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë.

“Vetë FSK-ja është duke treguar kapacitete dhe aftësi të ndryshme. Çdo pjesëmarrje që po e demonstron në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë SHBA-në dhe vendet e tjera mike, tregon se investimi dhe periudha 10-vjeçare nga 2018 deri më 2028 pritet të përmbyllet në formën më të mirë”, theksoi Gurakuq Kuqi nga Instituti “Octopus” për RTK.

Të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes për gjendjen aktuale të personelit tregojnë se komponenti aktiv është afër përmbushjes së kapacitetit të planifikuar, me 4,469 ushtarakë aktivë nga 5,000 sa parashihet deri në fazën përmbyllëse, që përbëjnë 89.5% të objektivit strategjik./Indeksonline

JU REKOMANDOJMË

Muharremi: Kosova rrezikon të hyjë në krizë të re institucionale pa konsensus për Presidentin

Jeta në Politikë për Një Javë Ditë: Çfarë Mësova?
02/03/2026 - 11:06

Analisti politik Shenoll Muharremi ka vlerësuar se vendi rrezikon të hyjë në një tjetër cikël krize institucionale, nëse nuk arrihet marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit brenda afatit kushtetues...

Më shumëDetails

Kryeparlamentarja Haxhiu pret në takim homologun shqiptar, Niko Peleshi

Kryeparlamentarja Haxhiu pret në takim homologun shqiptar, Niko Peleshi
02/03/2026 - 10:52

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi. Takimi ndërmjet dy homologëve u zhvillua në ambientet...

Më shumëDetails

Cakolli saktëson afatin e fundit për zgjedhjen e presidentit, nuk është 4 marsi

VV e çel fushatën një ditë para hapjes zyrtare, Cakolli: As KQZ-ja e as PZAP-ja s’mund të shqiptojnë gjoba e as ta mbikëqyrin
02/03/2026 - 10:40

Eugen Cakolli ka thënë se 5 marsi është dita e fundit kur deputetët e Kuvendit të Kosovës mund të zgjedhin presidentin. Pas kësaj date, vendi shkon automatikisht në...

Më shumëDetails

Hajnat nuk kursejnë as në Ramazan, vjedhin arkat e bamirësisë në dy xhami

Hajnat nuk kursejnë as në Ramazan, vjedhin arkat e bamirësisë në dy xhami
02/03/2026 - 10:29

Dy raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar gjatë ditës së 1 marsit 2026 në territorin e Lipjanit, ku persona të panjohur kanë depërtuar në dy xhami dhe...

Më shumëDetails

E dhimbshme: Ndërron jetë në vendin e punës një 58 vjeçar

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
02/03/2026 - 09:46

Një person rreth 58-vjeçar dyshohet se ka ndërruar jetë papritur mëngjesin e sotëm në rrugën “Papa Klementi” në Pejë. Sipas informacioneve fillestare, në vendin e ngjarjes kanë dalë...

Më shumëDetails

Ymeri analizon lëvizjet e fundit të Kurtit: “Kurrë në histori të njerëzimit nuk ka pasur këso situate”

Ymeri: Pezullimi i Dialogut Strategjik mesazh i qartë nga SHBA se Kurti duhet të ndryshojë qasje ndaj Kushtetutës e pakicave
02/03/2026 - 09:32

Visar Ymeri beson se “asnjëherë në histori të njerëzimit” nuk ka pasur situatë politike të ngjashme me atë në të cilën ndodhen aktualisht Kosova dhe Albin Kurti. Ish-deputeti...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kajtazi i ashpër me VV-në: Janë antishqiptar, urgjencë kombëtare të largohen

    Kajtazi ‘zbulon’ prapaskenat: Këto janë arsyet se pse Kurti nuk po pranon të jetë kryeministër

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Arrestohen dy shtetas serb, e rrahën deri sa e bënë për spital një kosovar në veri

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Momenti dramatik kur ekipet e shpëtimit nxjerrin Khamenei-n nga rrënojat

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Cakolli saktëson afatin e fundit për zgjedhjen e presidentit, nuk është 4 marsi

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Paga e 13 për punëtorët e sektorit publik ekzekutohet në fund të muajit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë