Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar trajnimin e avancuar për Xhenier Luftarak.
Ky trajnim, sipas një njoftimit nga ana e FSK-së, ka qëllim aftësimin dhe ngritjen e nivelit të njohurive për kryerjen operacioneve xheniere me mision: lëvizshmëri, kundër lëvizshmëri dhe mbijetesë, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë trajnimit pjesëmarrësit u trajnuan për tema si fortifikimet fushore, fortifikimet në zona urbane, ndërtimi i pengesave, qarja e pengesave, kalimi nëpër zonat e minuara dhe kalimi i ujërave.