Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Fushatë propagandistike”, OVL e UÇK-së reagon pas ligjëratës së Speciales në Prishtinë

22/01/2026 - 18:17
në Lajme
A A
Veteranët e UÇK-së hatrohen në Kurtin: Rritje pagash e pensionesh për të gjitha kategoritë, ne u harruam
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lidhur me raportimet se zyrtarë të Gjykatës Speciale kanë mbajtur ligjërata për nxënësit e gjimnazit “Xhevdet Doda” gjatë ditës së enjte, ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në reagimin e organizatës thuhet se ligjërata nuk ishte e rastësishme, por sipas saj, përpjekje e qartë e Dhomave të Specializuara për “kontroll të dëmit” ndaj imazhit të tyre të rënduar, pas shkeljeve të njëpasnjëshme që i kanë bërë ndaj të drejtave themelore të të akuzuarve dhe ndaj vetë rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Në vend që të merret me fushata propagandistike dhe menaxhim të imazhit publik, Gjykata Speciale duhet ta përmirësojë besueshmërinë e saj duke respektuar Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës dhe standardet ndërkombëtare të drejtësisë”, thuhet tutje në reagim.

Këto skena, OVL e UÇK-së thotë se përkujtojnë mënyrën si dikur kanë vepruar edhe organet e pushtetit në ish-Jugosllavi, përkatësisht Lidhja Komuniste dhe Lidhja Socialiste, ‘të cilat pas demonstratave të lëvizjes studentore të vitit 1981 organizonin mbledhje nëpër fshatra dhe kolektive pune, me qëllim të dënimit të organizatorëve të këtyre demonstratave dhe të përgatitjes politike e psikologjike të popullit për t’i pranuar si të mirëqena dënimet drakonike që pushteti i atëhershëm po përgatitej t’ia shqiptonte rinisë shqiptare’.

Kjo qasje e njohur e propagandës dhe presionit institucional nuk i shërben drejtësisë, thotë organizata, por imponimit të një narrative të parapërgatitur.

Ndërkaq, sipas OVL UÇK-së shkeljet kryesore që e kanë dëmtuar rëndë besueshmërinë e Gjykatës Speciale janë:

Shkelja e parimit të barazisë para ligjit, duke ndjekur penalisht vetëm një palë, luftën çlirimtare të UÇK-së, ndërkohë që krimet serbe mbeten të pandëshkuara.Mohimi i vazhdueshëm i lirimit të përkohshëm, edhe në rrethana humanitare, në kundërshtim me praktikën evropiane dhe parimin e proporcionalitetit.Zgjatja e pajustifikueshme e paraburgimit, pa vendime përfundimtare, duke e shndërruar paraburgimin në dënim paraprak.Cenimi i dinjitetit njerëzor të të paraburgosurve, përmes kushteve kufizuese dhe trajtimit që nuk i përgjigjet standardeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.Mungesa e transparencës dhe llogaridhënies publike, përfshirë refuzimin për të adresuar shqetësimet e institucioneve dhe organizatave të veteranëve.Ndërhyrje indirekte në sfera të ndjeshme shoqërore, si arsimi, pa autorizim institucional dhe pa debat publik, gjë që ngre dyshime serioze për ndikim dhe propagandë.

JU REKOMANDOJMË

Bislimi: Është arritur pajtim me Serbinë për komisionin për personat e zhdukur
Lajme

Bislimi: Është arritur pajtim me Serbinë për komisionin për personat e zhdukur

22/01/2026 - 20:13
Bislimi dhe Petkoviq zhvillojnë rund të ri të dialogut në Bruksel
Kryesore

Bislimi dhe Petkoviq zhvillojnë rund të ri të dialogut në Bruksel

22/01/2026 - 20:06
Bajrami e ashpër me Kurtin: Kabinetin që e ke të korruptuar e dinë të gjithë, edhe ata në Davos – ti ke qenë urdhërdhënësi i tyre
Lajme

Bajrami e ashpër me Kurtin: Kabinetin që e ke të korruptuar e dinë të gjithë, edhe ata në Davos – ti ke qenë urdhërdhënësi i tyre

22/01/2026 - 19:57
Berisha: Rrëzimi i mocionit të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së tregon qëllimin djallëzor të Gjykatës Speciale
Lajme

Berisha për vjedhjen e vota: Është masovike, reprizë e zgjedhjeve të 9 shkurtit

22/01/2026 - 19:49
BE-ja diskuton për Grenlandën dhe raportet tregtare me SHBA-në
Lajme

BE-ja diskuton për Grenlandën dhe raportet tregtare me SHBA-në

22/01/2026 - 19:45
Rinumërimi në Skenderaj, këto janë ndryshimet te votat e kandidatëve
Lajme

Rinumërimi në Skenderaj, këto janë ndryshimet te votat e kandidatëve

22/01/2026 - 19:34

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Eskalon” Benita, vallëzim sensual me Dolcen (Pamje)

    “Eskalon” Benita, vallëzim sensual me Dolcen (Pamje)

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • “Vëllai ka punuar si sigurim i Kadri Veselit” – Komuna e Faton Pecit rrënon objektin, pronari thotë se është hakmarrje politike

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Hamza befason me përgjigjen për zgjedhjen e presidentit

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Rinumërimi në Skenderaj, këto janë ndryshimet te votat e kandidatëve

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Familjarët e Labinot Rexhës dalin me reagim të ashpër: Ta nxjerrin keq …

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë