Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj letrës që lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me ftesë për koalicion në bashkëqeverisje.
Musliu në emisionin “Kosova Live”, e quajti letrën e Kurtit si “servile” dhe me përmbajtje “tallëse”.