Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gara e gjatë për të parin e BKS-së, nis punën me bekimin e shtetit auditorja që zbuloi aferën mbi 1 milion euro të ish-menaxhmentit

25/10/2025 - 14:44
në Lajme, Pa kategori
A A
Gara e gjatë për të parin e BKS-së, nis punën me bekimin e shtetit auditorja që zbuloi aferën mbi 1 milion euro të ish-menaxhmentit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas muajsh pezullimesh, ndërhyrjesh e skandalesh brenda Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Banka Qendrore e Kosovës ka aprovuar emërimin e Krenare Pirana Kiserit në krye të institucionit që për vite u përfol për keqpërdorime të mëdha financiare. Ajo njihet si auditorja e brendshme që zbuloi aferën mbi 1 milion euro gjatë kohës kur në krye të BKS-së ishte Sami Mazreku — tashmë i përjashtuar nga industria e sigurimeve për pesë vite

Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS), një nga institucionet më të përfolura për mungesë transparence dhe përplasje të brendshme, prej dje ka hy në një fazë të re.

Krenare Pirana Kiseri është përzgjedhur dhe tashmë është aprovuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) si drejtoreshë e re ekzekutive e këtij institucioni.

Edhe pse vendimi ende nuk është bërë publik në formë zyrtare, burime të sigurta të Insajderit konfirmojnë se miratimi është përfundimtar dhe i plotë.

Ky emërim vjen pas një gare të gjatë dhe të mbushur me tensione që përfshiu 26 kandidatë, një proces që kishte ngecur për muaj të tërë për shkak të përplasjeve të brendshme dhe interesave politike.

Auditorja që zbuloi aferën milionëshe

Krenare Pirana Kiseri është një emër i ri për industrinë e sigurimeve.

Ajo i është bashkuar Byrosë Kosovare të Sigurimeve më pak se dy vite më parë, duke ushtruar detyrën e auditores së brendshme.

Megjithëse e re në këtë sektor, ishte pikërisht gjatë periudhës së saj të shkurtër në BKS që doli në pah një prej aferave më të mëdha financiare të institucionit – skandali mbi 1 milion euro që tronditi ish-menaxhmentin.

Në raportet e auditimit të brendshëm, të cilat më vonë u konfirmuan edhe nga BQK-ja, u zbuluan keqpërdorime që kapnin vlerën mbi 1 milion euro.

Shpenzime të paarsyetuara, kontrata të dyshimta dhe pagesa pa mbulesë ligjore ishin vetëm disa nga gjetjet që çuan në rrëzimin e ish-menaxhmentit të udhëhequr nga Sami Mazreku.

Rasti tashmë është në Prokurori.

Siç kishte raportuar Insajdrri, Mazreku u përjashtua nga çdo aktivitet në industrinë e sigurimeve për një periudhë pesëvjeçare, një vendim i paprecedentë në historinë e këtij sektori, që u mor nga BQK-ja pas një ekzaminimi e përmbajtjen e të cilit e ka publikuar Insajderi përgjatë vitit 2024 në një seri raportimesh.

Vërejtje e fundit me nënkuptim para-përjashtim iu shqiptua edhe një sërë drejtorësh në industrinë e sigurimeve që ishin pjesë e organeve të BKS-ës kur Mazreku drejtonte me të.

Nga krizë në ringritje

Emërimi i Kiserit shihet si një përpjekje e re për të kthyer besimin në një institucion që në vitet e fundit është përfshirë në kriza të shumta.

Vetë BQK-ja, në disa komunikata zyrtare, ka theksuar se BKS ka nevojë për “udhëheqje profesionale dhe të përgjegjshme që do të garantojë transparencë dhe stabilitet financiar”.

Sipas burimeve të Insajderit, procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri ishte shtyrë disa herë për shkak të ndërhyrjeve politike dhe presioneve të brendshme — përfshirë edhe tentativa nga ish-zyrtarë të përjashtuar për të ndikuar në garë.

Testimi i sigurisë — veprimi i parë i drejtoreshës së re

Një nga veprimet e para që ka ndërmarrë Byroja Kosovare e Sigurimeve pas aprovimit të Kiserit nga BQK-ja është thirrja për testimin e sigurisë së sistemeve të saj të brendshme të tëdhënave.

Në njoftimin publik të publikuar së fundmi, me titull “Thirrje për Aplikim – Ofrimi i Shërbimeve për Testimin e Penetrimit në Sistemet e BKS-së”, BKS kërkon nga kompani të specializuara që të kryejnë testime të avancuara të penetrimit në sistemet digjitale të institucionit.

Kjo lëvizje shihet si sinjal i qartë se udhëheqja e re po vendos prioritet të lartë sigurinë kibernetike dhe integritetin e të dhënave, në një kohë kur sektori i sigurimeve po përballet me rritje të sulmeve ndaj sistemeve financiare dhe databazave të ndjeshme.

Sipas ekspertëve të sigurisë me të cilët ka biseduar Insajderi, ky është një hap i domosdoshëm për të rivendosur besimin në institucion pas një periudhe të gjatë të dobësive teknike dhe organizative.

Ky institucion ishte përballur edhe me një sulm serioz kibernetik.

Një fillim me përgjegjësi të madhe

Tani, me aprovimin nga BQK Krenare Pirana Kiseri pritet të marrë zyrtarisht detyrën në ditët në vijim.

Sfida e saj e parë do të jetë implementimi i rekomandimeve të auditimeve të kaluara, forcimi i kontrollit të brendshëm financiar dhe modernizimi i infrastrukturës digjitale të BKS-së.

Në rrethin e sigurimeve, emërimi i saj shihet si sinjal se institucionet shtetërore po përpiqen ta kthejnë Byro-në në binarë ligjorë dhe profesionalë, pas një periudhe të gjatë përplasje e abuzimesh.

Insajderi kishte raportuar më herët se në Byronë Kosovare të Sigurimeve janë konstatuar disa parregullsi sistematike në menaxhimin e fondeve të kompensimit të dëmeve dhe në pagesat ndaj kompanive të sigurimeve.

Pikërisht këto praktika ishin në qendër të auditimit të brendshme që udhëhoqi Kiseri, e cila në fund rezultoi me raport zyrtar që e tronditi institucionin.

Kthesë në udhëheqje

Emërimi i Krenare Pirana Kiserit shihet si një kthesë drejt profesionalizmit në një sektor që shpesh është parë si terren i ndikimeve të jashtme.

Ajo vjen në krye të BKS-së me reputacionin e një zyrtareje që nuk ka hezituar të zbardhë shkeljet, edhe kur ato përfshinin menaxhmentin ku vetë punonte.

Në një kohë kur BKS është nën monitorim të vazhdueshëm nga Banka Qendrore dhe publiku ka humbur besimin në sistemin e sigurimeve, mbetet për t’u parë nëse drejtoresha e re do ta kthejë këtë institucion në një histori suksesi apo në një tjetër rast të dështimit institucional.

Insajderi do të vijojë të monitorojë nga afër zhvillimet brenda Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe veprimet e reja që do të ndërmerren nga menaxhmenti i ri.

JU REKOMANDOJMË

Avokati Gashi thotë se duhet të kthehet dënimi me vdekje
Lajme

Gashi: VV’ja i ka votat, por kushtimisht nuk është fundi i botës edhe nëse nuk zgjidhet Qeveria

25/10/2025 - 16:23
Osmani kritikohet për gjuhën ndaj mediave
Kryesore

Osmani “nervozohet” me gazetarin që ia përmendi izolimin e Kosovës: Është konstatim që s`ka asnjë lidhje me realitetin

25/10/2025 - 16:17
Mungesa e teksteve shkollore dhe mosformimi i institucioneve, SBASHK paralajmëron grevë
Kryesore

Jasharaj: Për ngërçin politik Vetëvendosja i ka fajet, po rrezikohen pagat e sektorit publik

25/10/2025 - 16:05
Blerta Deliu: Haxhiu e pati quajtur kriminel Veselin, gjuha e tyre ka krijuar klimë urrejtjeje e përçarjeje
Kryesore

Blerta Deliu: Haxhiu e pati quajtur kriminel Veselin, gjuha e tyre ka krijuar klimë urrejtjeje e përçarjeje

25/10/2025 - 14:17
Gani Geci i reagon Pozharit: Me ndihmu LVV-në ish si me i qit qenit hallve
Kryesore

Gani Geci i reagon Pozharit: Me ndihmu LVV-në ish si me i qit qenit hallve

25/10/2025 - 13:46
Kushërinjtë e Faton Pecit përfituan grante qindra mijëra euro nga ministria e tij (Video)
Kryesore

Kushërinjtë e Faton Pecit përfituan grante qindra mijëra euro nga ministria e tij (Video)

25/10/2025 - 13:21

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Më ofendoi me nënë e grua, u soll dhunshëm”: Flet mërgimtari që u sulmua nga Armend Zemaj

    “Më ofendoi me nënë e grua, u soll dhunshëm”: Flet mërgimtari që u sulmua nga Armend Zemaj

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Pas blerjes së “Shell”-it, biznesmeni i afërt me pushtetin Shaip Mikullovci synon marrjen e “AL Petrolit” të familjes Kryeziu

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • PAMJET: Momenti kur mërgimtari i thotë “rrenc” Zemajt, ky e grushton

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • RTK e mbulon në mënyrë të pabalancuar incidentin me Zemajn- burime brenda televizionit tregojnë se kronika ka konflikt interesi

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Gani Geci i reagon Pozharit: Me ndihmu LVV-në ish si me i qit qenit hallve

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë