Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Garda Revolucionare e Iranit merr përgjegjësinë e sulmit ndaj bazës amerikane dhe lajmëron një goditje edhe më të ashpër

23/06/2025 - 19:22
në Lajme
A A
Garda Revolucionare e Iranit merr përgjegjësinë e sulmit ndaj bazës amerikane dhe lajmëron një goditje edhe më të ashpër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë për lëshimin e raketave balistike në bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar, duke thënë se kjo ishte një përgjigje ndaj sulmit amerikan drejt objekteve bërthamore iraniane.

Sipas njoftimit nga vetë IRGC-ja, nuk do të ketë më një epokë të “goditjes dhe ikjes” dhe çdo sulm i përsëritur amerikan do të pasohet nga përgjigja iraniane.

Një paralajmërim ndërkaq ka qenë edhe ai ndaj Izraelit, ku është thënë se përshkallëzimi i sulmeve amerikane mund të sjellë “fundin e regjimit sionist”.

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit pretendon ndërkohë në një deklaratë se IRGC dhe Ushtria “e shkatërruan” Bazën Ajrore Amerikane Al Udeid në Katar në përgjigje të sulmeve të kësaj fundjave kundër lokacioneve bërthamore në Iran.

Ai thotë më tej se numri i raketave përputhej me numrin e bombave amerikane të përdorura dhe pretendon se sulmi shmangu zonat civile, me formulimin që sugjeron se ky do të jetë i vetmi veprim ushtarak nga Irani kundër Shteteve të Bashkuara.

Njoftimi i plotë:

Në përgjigje të sulmit të SHBA-ve ndaj objekteve bërthamore paqësore të Iranit, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) njoftoi se ka nisur një sulm të fuqishëm me raketa në Bazën Ajrore Al-Udeid në Katar – baza më e madhe ushtarake e Amerikës në Azinë Perëndimore.

Ky sulm hakmarrës, i kryer në kuadër të Operacionit Basharat al-Fath, u miratua nga Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe u drejtua nga Komanda Qendrore Khatam al-Anbiya.

Epoka e “goditjes dhe ikjes” ka mbaruar – çdo sulm i përsëritur do të përshpejtojë rënien e pranisë amerikane në Azinë Perëndimore.

Deklarata përfundon me një paralajmërim: Sulmet e ardhshme mund të çojnë në rënien si të infrastrukturës ushtarake amerikane në rajon, ashtu edhe të regjimit sionist.

JU REKOMANDOJMË

Kryesore

Kallas: BE do të rishikojë pezullimin e partneritetit me Izraelin për shkak të situatës në Gaza

23/06/2025 - 22:38
Donald Trump sërish para gjykatës, akuzohet për përdhunim
Kryesore

Trump për sulmet ndaj bazave amerikane: Reagimi i dobët i Iranit, jam i kënaqur që asnjë amerikan s’u lëndua

23/06/2025 - 22:24
Khamenei reagon pas sulmit ndaj bazave, shfaq flamurin amerikan duke u djegur: S’i nënshtrohemi askujt
Kryesore

Khamenei reagon pas sulmit ndaj bazave, shfaq flamurin amerikan duke u djegur: S’i nënshtrohemi askujt

23/06/2025 - 22:09
Punëtori bie nga lartësia në Prishtinë, nisin hetimet nga policia
Kryesore

Punëtori bie nga lartësia në Prishtinë, nisin hetimet nga policia

23/06/2025 - 21:54
Tahiri: Amerika s’na do më shumë nëse nuk jemi të përkushtuar ndaj vlerave evropiane
Kryesore

Tahiri: Amerika s’na do më shumë nëse nuk jemi të përkushtuar ndaj vlerave evropiane

23/06/2025 - 21:35
Kuvajti, Bahreini dhe Iraku mbyllin hapësirën ajrore
Kryesore

Kuvajti, Bahreini dhe Iraku mbyllin hapësirën ajrore

23/06/2025 - 21:04

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vuçiq: Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal, Kurti promovoi “Shqipërinë e Madhe”

    Vuçiq: Në rast konflikti me NATO-n rezistenca jonë do të jetë shumë më e madhe se ajo e vitit 1999

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • E pabesueshme: Kurti flet për media para seancës, e jep një informacion shkurt

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Pamje: Një nga dronët e Iranit me objektiv Izraelin, godet një tjetër shtet

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Trump paralajmëron Rusinë: SHBA do përdorë armët më vdekjeprurëse nëse furnizoni Iranin me koka bërthamore!

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ekskluzive: Policia gjen motoçikletën që u përdorë në sulmin me kallashnikov ndaj shtëpisë së Liridon Osmanit në Vushtrri

    224 Shpërndaje
    Shpërndaje 90 Tweet 56

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë