Alban Zogaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se partia që ai përfaqëson, garon pa koalicione, por të gatshëm të përfshinë parti të tjera në listën e tyre.
“Do të garojmë në zgjedhje me emrin tonë LDK, nuk do të ketë koalicione parazgjedhore. Do të ketë një listë që është lista e LDK-së. Ata që dojnë me garu në këtë listë dhe me programin tonë për zhvillimin e vendit, ejani të bashkëngjiteni”, tha Zogaj në T7.
Ai shtoi se përveç me Nismën, LDK është në bisedime edhe me “grupe politike tjera që kanë shpreh interesim me garu në zgjedhjet e radhës”, duke paralajmëruar bashkëpunimin e mundshëm të LDK-së me partitë e tjera.












