Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e planifikuar për të nisur në orën 19:00, ka filluar me rreth një orë vonesë.
Deputetët pritet të procedojnë me formimin dhe ndarjen e komisioneve parlamentare, një nga pikat kryesore të kësaj mbledhjeje.
Në agjendë përfshihen gjithashtu shqyrtimi i buxhetit, si dhe diskutimi i një rezolute që lidhet me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.













