Gazetari, Ardian Gaxherri ka folur rreth adresimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj serbëve të Kosovës me një mesazh për integrimin e sistemit arsimor dhe shëndetësor serb.
Ky mesazh, erdhi pas qortimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi qeverisë në detyrë, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Gaxherri thotë se ndërkombëtarët falin gjithçka, por jo edhe gënjeshtrën.
“Albin Kurti është hipokrit, në çdo aspekt. Nëse fjala hipokrit përshkruan dikë, përshkruan Albin Kurtin, për shkak se asnjë fjalë që e ka thënë, asnjë premtim nuk e ka mbajt, dhe kjo nuk i takon një njeriu. Njerëzit mbahen për fjale, e sidomos atyre që udhëheqin vendin”, tha Gaxherri.