Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gazeta zvicerane shkruan për mërgimtarët: Parada luksoze e makinave në një dasmë në Kosovë

30/07/2025 - 09:26
në Kuriozitete, Ndryshe
A A
Gazeta zvicerane shkruan për mërgimtarët: Parada luksoze e makinave në një dasmë në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazeta zvicerane Blick ka raportuar për një ngjarje të pazakontë dhe spektakolare që ka ndodhur në Kosovë: një dasmë luksoze e shoqëruar me një autokolonë të gjatë makinash sportive, shumica prej tyre me targa zvicerane

“Flamuri shqiptar me shqiponjën e tij dykrenare shkëlqen i kuq në kapotat e tyre. Dhjetëra BMW, Ferrari dhe Lamborghini me fuqi të lartë parakalojnë nëpër një qytet në Kosovë”, shkruan Blick, duke përshkruar skenën që u filmua nga një ballkon dhe u publikua në rrjetin TikTok nga përdoruesi “leaard9”.

Në videon që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, automjetet luksoze lëvizin në kortezh nën tingujt e një kënge festive. “Ja si e merr nusen”, shkruhet në mbishkrimin e postimit. Blick raporton se vetë përdoruesi i TikTok-ut ka konfirmuar se bëhej fjalë për dasmën e kushëririt të tij.

“Në një parking përpara një vile të madhe, makinat kryesisht luksoze po filmohen nga afër. Disa njerëz i admirojnë makinat dhe kapin momentin e jashtëzakonshëm me telefonat e tyre celularë”, vijon përshkrimi i Blick.

Gazeta zvicerane thekson se autori i postimit shfaqet në rrjet si një tifoz i pasionuar i makinave, veçanërisht i markës BMW, të cilën e prezanton rregullisht në përmbajtjet e tij. “Sa më shumë kuaj fuqi, aq më mirë, duket të jetë motoja e tij”, shkruan Blick.

Komentet në rrjetet sociale janë kryesisht pozitive dhe përplot entuziazëm. “Nëse burri im dhe familja e tij nuk më marrin kështu, nuk e dua”, citohet një koment nga një përdoruese. Një tjetër shton: “Lamborghini, Ferrari dhe targa zvicerane! Kështu e bëjmë ne.”

Megjithatë, Blick thekson se nuk mungojnë as komentet kritike, që e shohin këtë shfaqje si ekzagjerim. Një koment ironik i cituar nga gazeta thotë: “Ata mund të pinë birrë zvicerane dhe të kërkojnë një nuse.”

Raporti i Blick e vendos këtë episod në një kontekst më të gjerë, duke kujtuar se kohët e fundit një shofer zviceran me targa Thurgau shkaktoi polemika në Kosovë, pasi u filmua duke bërë një manovër të rrezikshme parakalimi mbi trotuar, transmeton albinfo.

JU REKOMANDOJMË

Trump formëson historinë e presidentëve të SHBA-së sipas shijeve të tij
Kuriozitete

Trump formëson historinë e presidentëve të SHBA-së sipas shijeve të tij

18/12/2025 - 11:30
Dieta mesdhetare mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit, tregon një studim i ri
Lifestyle

Dieta mesdhetare mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit, tregon një studim i ri

17/12/2025 - 18:16
Drini Gashi, kosovari i parë që i bashkohet Gardës Kombëtare të Ajovas
Lajme

Drini Gashi, kosovari i parë që i bashkohet Gardës Kombëtare të Ajovas

12/12/2025 - 11:16
Vendimi i shtetit: Të gjithë të rinjtë nën 16 vjeç në Australi, nga sot kanë mbetur pa rrjete sociale
Ndryshe

Vendimi i shtetit: Të gjithë të rinjtë nën 16 vjeç në Australi, nga sot kanë mbetur pa rrjete sociale

10/12/2025 - 09:43
Raportohet se këta janë djemtë e Putinit, përdorin emra pseudonim nga frika se mos vriten (FOTO)
Kuriozitete

Raportohet se këta janë djemtë e Putinit, përdorin emra pseudonim nga frika se mos vriten (FOTO)

10/12/2025 - 09:42
Shqiptarët në Gjermani dominojnë në punët me aftësi të ulëta dhe të mesme
Ndryshe

Shqiptarët në Gjermani dominojnë në punët me aftësi të ulëta dhe të mesme

10/12/2025 - 09:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Bastisje në Suedi e Kosovë, një i arrestuar për drogë e pastrim parash, u sekuestruan prona, para…

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Thërret Prizreni, mori Shkodër” – Banorët këndojnë, Bia bën twerk mbi prehrin e Edit! (VIDEO)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Numërimi i votave të diasporës, KQZ merr një vendim

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë