
Gazetari Lirim Mehmetaj ka sfiduar sonte në emisionin “Debat Plus” analistin Sadri Ramabaja duke i kërkuar “bast” lidhur me fitoren në komunën e Vushtrrisë.
Derisa po diskutohej se cili kandidat do të fitojë në Vushtrri, gazetari Lirim Mehmetaj e sfidoi Sadri Ramabajën me bast se Vushtrrinë do ta fitojë PDK.
Kjo ndodhi teksa analisti Sadri Ramabaja tha se këtë komunë do ta fitojë Lëvizja Vetëvendosje, kurse Mehmetaj i kërkonte bast me pagat e vitit të ardhshëm të analistëve në këtë emision.
Por Ramabaja hezitoi që të vë bast, duke i thënë se nuk merret me gjëra të tilla.
Gazetari Mehmetaj i tha se as ai nuk merret por se këtë e bëri që ta vë në pah se Ramabaja nuk e mendon se VV do ta fitojë Vushtrrinë, por e thotë vetëm për efekt politik.
Për më shumë ndiqeni videon më poshtë: