Lëvizja Vetëvendosje ka nisur akuzat ndaj opozitës se po bashkëpunon me Listën Serbe për të bllokuar zgjedhjen e kryaparlamentarit.
Njëjtë veproi edhe Mimoza Kusari – Lila, deputete e kësaj partie. Në një konferencë pas ndërprerjes së seancës, një gazetare e pyeti Kusari-Lilën se ku i bazoi këto akuza.
“E akuzuat opozitën që ka koalicion të fshehtë me Listën Serbe, në çka bazoheni për këto akuza, kanë pasur takime në Kuvend me deputetë, apo kanë komunikuar me persona të tjerë që kanë ndikim në Listën Serbe për të pasur koalicion. Në çka bazoheni?” – e pyeti gazetarja, transmeton Nacionale.
Përgjigja e Kusari-Lilës ndërkaq, ishte si vijon:
“Ju ishit në sallë, e patë procesin e deklarimit. Çka ndryshoi deklarimi i Igor Simiqit prej deklarimit nga dy grupe, i njëjti ishte. Të tri palët ishin të brengosur për shkelje në procedurë. Ishte deklarimi i njëjtë, nëse nuk kanë pasur dakordim, mund të kishin diçka më kreative”.