Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Geci: Thaçi e Selimi kanë qenë në shtëpinë time në prag të publikimit të komunikatës së 59-të

21/10/2024 - 16:19
në Kryesore, Lajme
A A
“Pos Adem Jashari u kan i pari, meniherë pas tij kemi qenë ne Gectë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Geci, ka thënë se Rexhep Selimi dhe Hashim Thaçi kanë qenë në shtëpinë e tij në Llaushë në prag të publikimit të komunikatës së 59-të të UÇK-së.
Këtë deklaratë ai e ka dhënë gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën speciale në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Paraprakisht prokurori James Pace ka theksuar se Geci jep informata për kërcënimet dhe vështirësitë që i hasën pjesëtarët e LDK-së prej ushtarëve të UÇK-së, si dhe lidhur me autorësinë e komunikatës së 59-të të UÇK-së që ka të bëjë me Gani Gecin.

“Dëshmia e dëshmitarit përfshin informacion që ka të bëjë me autorësinë e komunikatës numër 59 të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në tetor të 98-tës që etiketon të vëllain e tij, Gani Gecin si ‘bashkëpunëtor’ dhe ndikimin negativ si dhe pasojat që i ka pasur kjo komunikatë mbi të, mbi anëtarët e familjes dhe mbi të tjerët. Dëshmitari gjithashtu jep informacion lidhur me kërcënimet që i kanë bërë Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi – Tahir Zemajt, si dhe informacione lidhur me arrestimin, ndalimin dhe keqtrajtimin e përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës në ose përreth Qirezit në shtator të 98-tës, si dhe arrestimin, ndalimin dhe vrasjen e keqtrajtimin e anëtarëve të UÇK-së dhe individëve të tjerë. Po ashtu dëshmitari jep informacion lidhur me ndërveprimet, bashkëbisedimet apo njohurinë që e kanë pasur anëtarët e UÇK-së, përfshirë Rexhep Selimin, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Sylejman Selimin dhe Samedin Xhezarin lidhur me këto ngjarje”, është shprehur Pace.

Për këtë komunikatë, deklaratë në Gjykatën Speciale kishte dhënë edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Gani Geci.

“Mendoj se jam i ftuar të dëshmoj për komunikatën nr.59. Prej kësaj komunikate më janë vrarë dy shokë”, kishte deklaruar atëkohë Gani Geci.

JU REKOMANDOJMË

Lajm i mirë nga Kryetari Ruzhdi Shehu: Ka nisur asfaltimi i rrugës Junik–Restavic
Lajme

Lajm i mirë nga Kryetari Ruzhdi Shehu: Ka nisur asfaltimi i rrugës Junik–Restavic

07/07/2025 - 23:20
Nazim Bllaca, burg, presion dhe lidhjet me Serbinë – si u përpoq të shantazhonte drejtësinë për lirim dhe përkrahje politike
Kryesore

Nazim Bllaca, burg, presion dhe lidhjet me Serbinë – si u përpoq të shantazhonte drejtësinë për lirim dhe përkrahje politike

07/07/2025 - 22:27
SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë
Kryesore

SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

07/07/2025 - 22:13
Publikohen pamje nga arrestimi i 27-vjeçarit “nën ndikim alkooli” në mesnatë në Lipjan – ndërroj jetë pak pas prangosjes
Kryesore

Dërgohen në mbajtje pesë policët në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan – Dyshohen për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”

07/07/2025 - 21:58
Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Miftaraj: Shteti do duhej të sqaronte për publikun këtë situatë sonte
Kryesore

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Miftaraj: Shteti do duhej të sqaronte për publikun këtë situatë sonte

07/07/2025 - 21:48
Njoftim me rëndësi për subvencionimin e tarifave të rrymës për familjet e cenueshme
Kryesore

Murati i reagon Përparim Ramës, insiston se Kuvendi po mbahet i bllokuar “nga opozita”

07/07/2025 - 21:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

    “Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Kompanisë “Taunita” iu zbuluan mbi 600 kg peshk të infektuar me parazitin (krimba) ‘Anisakis’ (Dokument)

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Publikohen pamje nga arrestimi i 27-vjeçarit “nën ndikim alkooli” në mesnatë në Lipjan – ndërroj jetë pak pas prangosjes

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Këta janë pesë policët e suspenduar për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Vdekja e 27 vjeçarit në Lipjan, IPK suspendon pesë policë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë