Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas dështimit të seancës plenare.
Gërvalla tha se deputetët e opozitës po e bllokojnë Kuvendin.
“Deputetët e opozitës po bllokojnë Kuvendin. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse të bëj thirrje që kjo çasje bllokuese të ndalet. Kushtetuta ja njeh të drejtën për propozim fituesit të zgjedhjeve. Qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë këtë bllokadë. Duhet urgjentisht, më së paku pas 48 orëve, të dilet nga kjo gjendje” tha Gërvalla.