Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gërvalla e bën llugë: citon edhe në dëm të vetes një “sondazh të njohur amerikan” të kryer nga UBO

29/12/2024 - 14:13
në Kryesore, Lajme
A A
Gërvalla për Jevtiqin: Në katër nga pesë vizitat në Kosovë, ka kaluar kufirin në shoqëri të djalit të Vuçiqit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tema ishte dallimi i saj në dukje para dhe pasi ta gjente veten në pushtet – ku iu konstatuan ndërhyrje estetike.

Donika Gërvalla pranoi sa “edhe për arsye estetike” ka pasur ndërhyrje në dhëmbë – me para “eksluzivisht” të veta të kursimeve.

Por, krahas kësaj apologjie të vetes – iu kthye “një sondazhi të njohur amerikan” që s’e përmendi as kush e ka bërë, as çka, e as kur; dhe ia përshkroi vetes rezultatet, e supozuara, nga ai.

Nga përmirësimi i dukjes në dhëmbë ajo kërceu te “përmirësim i imazhit ndërkombëtar të vendit”.

“Nuk lanë ditë pa shkruar që e paskam dështuar politikën e jashtme të Kosovës, mirëpo edhe këtu u demantuan nga qytetarët, të cilët në sondazhin e njohur amerikan thanë se pas luftimit të korrupsionit, përmirësimi i imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare është arritja më e madhe e qeverisë sonë”, ka shkruar Gërvalla.

E vërteta, megithatë, është ndryshe – dhe atë qysh prej fillimi e në fund…

Prej “sondazhi i njohur amerikan” te “përmirësimi i imazhit” te përqindja e sondazhit dhe te mënyra e përgjigjes…krejt del të jetë llugë më vete për Gërvallën.

T’i hymë me rend.

Sondazhi – po – është amerikan, por ama i kryer në emër të tyre nga UBO Consulting – kompani kjo lokale, e njohur edhe si e afërme me Vetëvendosjen, dhe me histori huqjesh jo pak domethënëse.

“Ky sondazh është kryer në emër të IRI-t nga UBO Consulting”, thuhet qysh në hyrje – dhe, kaq për “sondazhin e njohur amerikan”.

Tjetra: pëmirësimi i imazhit ndërkombëtar të vendit…

Vetëm 19 përqind të të anketuarve – 1 mijë e 200 respodentë – kanë thënë se arritja më e rëndësishme e qeverisë aktuale është “përmirësimi i imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

19%’shin e respodentëve – pra – Gërvalla e jep thuajse si fakt të ngurtë ndërkombëtar të “sondazhit të njohur amerikan” kur mendimi i shprehur në sondazh është puro lokal dhe jo ndërkombëtar, e për më tepër të kryer edhe nga një kompani lokale.

Tjetra: përgjigjet janë “spontante”. Çfarë do të thotë kjo?

Përgjigjet spontane kryesisht shënojnë mendime të shprehura aty-për-aty pa reflektuar dhe u thelluar në përmbajtjen e përnjëmend të çështjes – si dhe vështirë të interpretueshme si pasojë e natyrës së tyre të pastrukturar dhe aksidentale.

Për më tepër: 19 përqind është po ashtu mendimi se kjo qeveri “Nuk ka bërë asgjë” – që shënon shifrën e njëjtë me atë të të “përmirësimit të imazhit” që paraqiti Gërvalla.

Për vetë Gërvallën, ky sondazh po ashtu s’ka shifra të mira për të paraqit. Afro 70% e respondentëve s’e kanë të pëlqyer.

7 përqinde pëlqejnë “shumë”, 24% e pëlqejnë “disi”, 22 për qind nuk e pëlqejnë “disi”, 36% kanë mospëlqim të lartë, 6 përqind s’kanë dëgjuar kurrë për të, dhe 6% kanë refuzuar të përgjigjen.

Më e pëlqyera në këtë sondazh kishte figuruar Vjosa Osmani, me shifrat më të larta pozitive – e në veçanti në politikën e jashtme, të cilin supozon ta ketë udhëhequr Donika Gërvalla.

JU REKOMANDOJMË

Jo më gomone dhe kamionë, shqiptarët shpikin një metodë të re për t’u futur në Angli
Kryesore

Jo më gomone dhe kamionë, shqiptarët shpikin një metodë të re për t’u futur në Angli

06/06/2025 - 20:17
Qytetari befasohet, nuk e gjen asnjë mjek në punë në QMF’në në Obiliq
Kryesore

Qytetari befasohet, nuk e gjen asnjë mjek në punë në QMF’në në Obiliq

06/06/2025 - 20:14
Historike | Babë e bijë nga Peja zyrtarisht pjesë e Librit të Rekordeve Guinness
Kryesore

Historike | Babë e bijë nga Peja zyrtarisht pjesë e Librit të Rekordeve Guinness

06/06/2025 - 18:40
Shakohoxha: Djali i Vuçiqit pritet të jetë në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi
Lajme

Shakohoxha: Djali i Vuçiqit pritet të jetë në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi

06/06/2025 - 16:25
Vdes 25 vjeçari nga Prizreni, ishte në gjendje kritike pasi u aksidentua ditë më parë në fshatin Pouskë
Kryesore

Vdes 25 vjeçari nga Prizreni, ishte në gjendje kritike pasi u aksidentua ditë më parë në fshatin Pouskë

06/06/2025 - 16:19
Në Gllogjan, nderohen heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj
Lajme

Në Gllogjan, nderohen heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj

06/06/2025 - 16:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1476 Shpërndaje
    Shpërndaje 590 Tweet 369
  • “Rrogat po ju ecin”, “Ju ka kap njëfarë mësyshi ” – Përplasje me ironi mes Kurtit dhe Myftiut Tërnava në BIK për Kurban Bajram

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Jo më gomone dhe kamionë, shqiptarët shpikin një metodë të re për t’u futur në Angli

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Serbia në Shqipëri me kuzhinier, vendoset në një hotel 10 kilometra larg Tiranës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Bildt: Asnjë lider europian nuk ka guxuar t’ia paraqesë në mënyrë më eksplicite faktet Trumpit për luftën në Ukrainë sesa Merz

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë