Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në fund të muajit shtator bashkë me stafin e saj ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe në dy tubime politike të Lëvizjes Vetëvendosje atje.
Portali “Demokracia” ka publikuar shpenzimet e Gërvalles dhe stafit, të siguruara nga kërkesa për qasje në dokumente publike.
Sipas të dhënave të MPJD-së, Gërvalla me staf kanë shpenzuar 86 mijë e 512 euro gjatë qëndrimit në ShBA.
Mëditjet dhe udhëtimi: 20,929.60 euro
Akomodimi: 38,416.88 euro
Shpenzimet tjera: 2,776.97 euro
Dreka dhe darka zyrtare: 1,844.00 euro
Biletat e aeroplanit: 22,550.18 euro
Krejt në fund, ministrja është kujdesur të tregojë se Gërvalla me staf kanë marrë një shtëpi me qira gjatë qëndrimit atje, duke pretenduar se i kanë kursyer buxhetit të shtetit 80 mijë dollar.
“Gjatë qëndrimit në USA, kabineti i Ministres kanë marrë një shtëpi me qira, me kosto rreth 14 mijë dollarë, dhe shpenzimet e akomodimit janë shpërndarë propocionalisht bazuar në ditët e qëndrimit. Me këtë veprim, buxhetit të shtetit i janë kursyer afro 80 mijë dollarë.” – thuhet aty.