Donika Gërvalla, bashkëkryetare e GUXO-s, është pyetur në lidhje me pozicionin e presidentes Vjosa Osmani, të cilës i përfundon mandati pas disa muajve.
Ajo është pyetur nëse vendi do të shkojë në zgjedhje për shkak të përfundimit të mandatit të Osmanit.
Gërvalla është treguar goxha optimiste.
“Ti mendon që opozita nuk do të na i jep votat për presidenten Osmani. Unë nuk po shoh sinjale deri tash, ose të paktën nuk e kam dëgjuar ta thonë publikisht, që opozita nuk ka votë për presidenten Osmani. Nëse nuk e votojnë, na duhet një shpjegim para qytetarëve.” – tha Gervalla në Klan Kosova.













