Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashte në detyrë, ka folur për marrëdhëniet me presidenten e Vjosa Osmani, të cilat marrëdhënie shpesh kanë qenë të komentuara në media të ndryshme.
Në Nerv, Gërvalla ka vlerësaur se ka raporte që duhet t’i ketë një ministër me një president.
“Kam raport që i ka një ministër i Punëve të Jashtme me një president, i cili ka luajtur një rol të fuqishëm në kuader të përfaqësimit të interesave të Kosovës në botë. Nuk do të thoja që i kam raportet e këqija, nuk kam asnjë shenjë përtej diskutimeve publike, të cilat do ta lejonin një rezultat të tillë. Unë mendoj që presidentja Osmani është preisdentja e cila në mënyrë më të mirë që nga pavarësia e këndej i ka përfaqësuar interesat e Kosovës jashtë vendit” – tha ajo.












