Kryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla ka uruar Rifat Jasharin me rastin e ditëlindjes së tij të 79-të.
Postimi i plotë:
I dashur Baci Rifat,
sot, në ditëlindjen tënde, dua të të falënderoj për shumëçka, për një jetë të tërë, që ti dhe familja e madhe Jashari, gjithmonë ia kushtoni Kosovës, por sidomos të të falënderoj që dhimbja e sakrifica, por edhe barra e rëndë që mban mbi supet e tua, nuk të ligështon e as të thyen asnjë herë.
Ne jemi me fat që të kemi. Të fortë dhe të qëndrueshëm si një lis që nuk e lëkund era e as shtrëngata sepse i ka rrënjët thellë në zemër të Kosovës dhe lirisë së saj! Të paçim edhe për shumë vite, kështu të fortë, të pathyeshëm nga sfidat, nga vitet e nga vështirësitë, të cilat ende nuk kanë pushuar për Kosovën.
E përjetshme është mirënjohja për Ty dhe për të gjithë familjen Jashari, që është jo vetëm krenari, por edhe simbol i Kosovës.














