Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gërxhaliu: Kamatat e kredive mund të shkojnë deri në 8%

10/06/2023 - 09:31
në Pa kategori
A A
Gërxhaliu: Kamatat e kredive mund të shkojnë deri në 8%
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, e konsideron si normale rritjen e kamatave bankare, pasi sipas tij, është mënyra më e mirë në luftën kundër inflacionit.

Ai thotë se ngritja e kamatave është një ndër mekanizmat kyç dhe se kjo është bërë edhe me kërkesë të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtarë.

Gërxhaliu, thotë se rritja e kamatave është proklamuar shumë më herët.

“Duhet të kuptohet një ngritje të kamatave bankare kemi pas qysh më herët këtë e ka proklamuar Banka Qendrore Evropiane, që është kërkuar që të rritet për 2 për qind kamata. Këtë e ka kërkuar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtarë dhe Banka Botërore për të shpallur luftë kundër inflacionit që e ka kapluar Bashkimin Evropian edhe shumë vende të tjera në këtë drejtim edhe Kosovën. Në anën tjetër përdoret kjo ngritje e kamatave në Bankën Qendrore Evropiane, për faktin që është një mekanizëm kyç për t’i luftuar efektin e inflacionit që e ka goditur Evropën. Në këtë drejtim shumë shtete sot e kemi recesion ekonomik dhe devinitivisht një situatë e tillë nuk mund të i ik edhe Kosova. Ajo çka e karakterizon Kosovën me tepër është që niveli i zhvillimit ekonomik nuk mund të krahasohet me vendet Evropiane”, thotë Gërxhaliu.

Sipas tij, nëse vazhdohet me trendin aktual të inflacionit, rritja e kamatave mund të shkojë deri në 8 për qind. Goditje, thotë Gërxhaliu do të kenë bizneset e vogla dhe qendra e reja inovative.

“Në anën tjetër e kemi Bankën Qendrore e cila kohëve të fundit është para sfidave të shumta në mungesë të një Guvernatori të mirëfillte dhe në mungesë të procedurave komfort ligjeve dhe transparencës së nevojshme e tëra kjo do të ndikoj që edhe në Kosovë qytetarët dhe bizneset të jenë të goditura. Është paralajmëruar që deri në qershor të këtij viti kamata do të jetë afër 6 për qind. Në qoftë se do të vazhdohet në këtë trend me siguri do të ketë edhe rritje që mund të shkoj deri 7.5 apo deri 8 për qind. Është mjaftë shqetësues fakti që do të jetë një goditje për bizneset e vogla, do të jetë një goditje për bizneset ekzistuese dhe do të jetë shumë e vështire që të kemi kreditim për qendrat e reja inovative të cilat kishin me qenë në funksion të zhvillimit”, u shpreh Gërxhaliu, teksa ka folur edhe për mungesën e guvernatorit në Bankën Qendrore të Kosovës.

Ai kërkon që prioritet i Guvernatorit të ardhshëm të jetë liberalizimi i tregut të Bankave.

“Besoj që një ndër prioritet e Guvernatorit të ardhshëm në Kosovë është që të jetë që të liberalizohet tregu i Bankave sepse Kosova ka nevojë për banka të reja të fuqishme. Ne kemi në Kosovë disa banka të cilat në vend nga ku vinë janë shumë të fuqishme shumë aktive, mirëpo në Kosovë janë vetëm një dekadë dhe nuk janë në funksion të zhvillimit. Duhet të avancohet një dialog i mirëfilli publiko-privat, duhet të kemi një fond të garantonit të kredive që do të jetë me aktiv dhe tekë atëherë mund të flitet për rënien e kamatave”, thotë Gërxhaliu.

Gërxhaliu e sheh si të pamundur ndaljen e rritjes së kamatave, pasi sipas tij kjo çështje nuk e ka goditur vetëm Kosovën. Ai thotë se Kosova është dashur të jetë e përgatitur.

“Është e pa mundur të mendohet se ka qenë e mundur të parandalohet sepse kjo nuk është dukuri që e ka goditur vetëm Kosovën, vjen nga raporte, çdo lëvizje, çdo rekomandim nga bankat evropiane në veçanti nga Banka Qendrore Evropiane transferohet në mënyrë zingjiror. Është dashur me kohë që të jemi të përgatitur që t’i bëjmë disa kalkulime që efektet të jenë më të ulëta se sa do të jenë tani e tutje. Është e vërtet që kohët e fundit flitet shumë për profitin bankar, mirëpo mos të harrojmë të njëjtën kohë edhe bankat e paguajnë riskun e vetë. Garancia kryesore e kreditimeve e funksionimit normal të bankave është stabiliteti politik, këtë Kosova nuk e ka. Faktori i dytë është sundimi i rendit dhe ligjit dhe e treta është pluralizmi i tregut”, u shpreh Gërxhaliu./EO/

JU REKOMANDOJMË

Elon Musk i drejtohet turmës së marshit “Bashko Mbretërinë”: Duhet të ketë shpërbërje të Parlamentit
Pa kategori

Elon Musk i drejtohet turmës së marshit “Bashko Mbretërinë”: Duhet të ketë shpërbërje të Parlamentit

13/09/2025 - 20:29
Qeveria merr vendim për ndërtimin e dy stadiumeve dhe renovimin e dy të tjerëve
Lajme

Pezullimi i Dialogut Strategjik, reagon Qeveria: Kur kritikat janë konkrete përpiqemi t`i korrigjojmë veprimet tona

12/09/2025 - 15:26
Riad Rashiti i PDK-së ia numëron dështimet e Alban Hysenit të VV-së në Gjilan
Pa kategori

Riad Rashiti i PDK-së ia numëron dështimet e Alban Hysenit të VV-së në Gjilan

09/09/2025 - 23:03
“Nuk i kemi marrë ende parat për libra, telefonin nuk e hapin” – Nëntë ditë nga fillimi i shkollës, vazhdojnë ankesat e prindërve
Pa kategori

“Nuk i kemi marrë ende parat për libra, telefonin nuk e hapin” – Nëntë ditë nga fillimi i shkollës, vazhdojnë ankesat e prindërve

09/09/2025 - 16:01
A do të arrestohej Netanjahu po të shkonte në Gjermani?
Pa kategori

Netanyahu u thotë banorëve të Qytetit të Gazës që të “largohen menjëherë”

08/09/2025 - 22:09
Familjari i Blerta Deliut del në mbështetje të Sokol Halilit
Kryesore

Familjari i Blerta Deliut del në mbështetje të Sokol Halilit

07/09/2025 - 20:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • “Atiq largohu”, “Të gjithë për vëlla Milanin”, “Lista Serbe” nis fushatën në Mitrovicë të Veriut

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Milaim Zeka: Vjosa Osmani e Albin Kurti e bënë realitet planin e Dobrica Qosiqit!

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Sorensen deklarohet pas takimit të djeshëm në Bruksel

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kajtazi: Gruaja e Albin Kurtit promovon libra në Beograd, librat e saj janë anti-amerikane

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë