Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se ndarja e 100 eurove për studentët dhe pensionistët është keqpërdorim i buxhetit të shtetit nga qeveria në detyrë.
Sipas tij, dikur korrupsioni behej përmes tenderëve e blerjes direkte të votës derisa sot në mënyrë institucionalisht me ndarje të 100 eurove për kategoritë e caktuara.
“Ndarja e një buxheti të ri është një dëshmi që buxheti i republikës është duke u keqpërdorur për kampanjë zgjedhore. Duhet ta kuptojnë politikanët se vota nuk blihet por fitohet. Çka e karakterizon këtë anarki që e ka kapluar Kosovën është fakti që ka ndryshuar vetëm forma e korrupsionit derisa në të kallurën janë dhënë tender dhe janë ble vota në mënyrë të drejtpërdrejt tanimë në mënyrë zyrtare e institucionale po tentohet të blihet vota qoftë nga pensionistët e studentët….” tha Gërxhaliu për RTV21.












