Autori i emisionit “Pressing”, Leonard Kerquki, ka ndarë me publikun informacione në lidhje me zhvillimet politike.
Ai ka thënë se gjasat janë minimale për një koalicion VV-NISMA.
Sipas Kerqukit, Limaj ka insistuar në postin e kryeparlamentarit, por as Kurti nuk i ka ofruar poste të Qeverisë.
Kerquki ka thënë se Kurti kërkon zgjedhje të përgjithshme para atyre lokale.
“Gjasat për një koalicion VV-NISMA janë minimale, meqenëse VV nuk duket fare e interesuar për një koalicion të tillë, më shumë duket Kurti i interesuar për zgjedhje të përgjithshme para zgjedhjeve lokale. Ai nuk i ka bërë asnjë ofertë NISMA, Fatmir Limaj e ka konfirmu në takimin me Kurtin që e do postin e kryeparlamentarit, jo poste në Qeveri. Por, nuk është që as Kurti i ka ofruar poste në Qeveri”, ka thënë Kerquki. /Gazeta Express