Disa nga fuqitë më të mëdha botërore, si Italia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Holanda dhe Japonia, kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj infrastrukturës civile në nivel global, sidomos ndaj instalimeve të naftës dhe gazit.Në një deklaratë të përbashkët, këto vende kanë reaguar ndaj tensioneve të fundit me Irani, duke dënuar sulmet ndaj anijeve tregtare në Gjiri Persik dhe dëmtimin e infrastrukturës energjetike.
Po ashtu, shqetësim i madh mbetet situata në Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin e naftës në botë.Sipas tyre, çdo pengesë në këtë zonë rrezikon jo vetëm tregtinë ndërkombëtare, por edhe furnizimin global me energji.
Ata kërkojnë që Irani të ndalojë menjëherë veprimet që mund të bllokojnë kalimin e lirë të anijeve, përfshirë vendosjen e minave apo sulmet me dronë dhe raketa.Në të njëjtën kohë, këto shtete janë shprehur të gatshme të kontribuojnë për sigurinë në këtë zonë dhe për të garantuar kalimin e lirë të anijeve.
Po ashtu, është përmendur edhe një ndërhyrje për stabilizimin e tregut të energjisë, duke përfshirë përdorimin e rezervave strategjike të naftës dhe rritjen e prodhimit në bashkëpunim me vende të tjera.














