Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Ulpiana” te fontana.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës policia për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimet.
“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Ahmeti.
IndeksOnline ka mësuar se dyshimet e para janë se viktima mashkull i moshës rreth 25-vjeç, dyshohet të jetë hedhur nga kati i 10-të i një ndërtese.