Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Leposaviq.
Sipas policisë, të afërmit kanë treguar se viktima ka qenë duke jetuar i vetëm dhe nuk ishte përgjigjur në telefon.
“ Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe zjarrfikësit të cilët me forcë e kanë hapë derën e banesës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.













