Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Gjendja është thellësisht e rrezikshme, jo njerëzore”: Rama ngren alarm të madh se qeveria e ka lënë Prishtinën pa buxhet

07/07/2025 - 18:16
në Lajme
A A
“Gjendja është thellësisht e rrezikshme, jo njerëzore”: Rama ngren alarm të madh se qeveria e ka lënë Prishtinën pa buxhet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ngrerë alarm të madh se Komuna e Prishtinës ka mbetur pa buxhet dhe se gjendja ka kaluar në nivele “jo njerëzore” dhe “thellësisht e rrezikshme”.

Bllokadën e buxhetit ai e quajti “të qëllimshme” dhe jo thjesht vonesë procedurale.

Postimi i plotë:

KJO NUK ËSHTË MË ÇËSHTJE POLITIKE! KJO ËSHTË JO-NJERËZORE. ËSHTË E MJERË. ËSHTË THELLËSISHT E RREZIKSHME!

Prej më shumë se gjysmë viti, Prishtina është pa buxhet. Dhe kjo nuk është më një vonesë procedurale – është një bllokadë e qëllimshme, që po dëmton drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve.

Çerdhet dhe kopshtet nuk kanë më fonde për të siguruar ushqim për fëmijët. Programet sociale janë bllokuar. Familjet në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, artistët dhe sportistët kanë mbetur pa asnjë mbështetje institucionale.

Rreziku është alarmant dhe prek të gjitha shërbimet jetike në Kryeqytet: qendrat e kujdesit shëndetësor dhe transporti publik rrezikojnë shërbimin dhe arsimi parashkollor është në vështërsi. Të gjitha shërbimet jetike janë prekur nga bllokada e qeverisë.

Kryeqytetit i bllokohet buxheti i nevojshëm për të paguar faturat e saj elementare. Një ndalese e jashtëligjshme e motivuar politikisht, që qëllimshëm po paralizon funksionimin institucional.

Përtej buxhetit qendror, janë bllokuar edhe të hyrat vetanake të Komunës së Prishtinës – të mbledhura nga vetë kontributi i qytetarëve. Ky është një akt i paprecedent dhe i papranueshëm që i shndërron qytetarët në pengje të një kalkulimi politik.

Një bllokadë e tillë administrative, e motivuar nga interesa elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ka tejkaluar çdo kufi të arsyes, etikës dhe përgjegjësisë njerëzore e institucionale. Kryeqyteti po ndëshkohet sepse nuk qeveriset nga strukturat qendrore të pushtetit aktual.

KJO NUK ËSHTË UDHËHEQJE – ËSHTË HAKMARRJE POLITIKE DHE MBI TË GJITHA, ËSHTË NJË SHKELJE FLAGRANTE E TË DREJTAVE TË QYTETARËVE PËR SHËRBIME, SIGURI DHE MIRËQENIE.

Ne jemi dëshmitarë të një dështimi institucional dhe një kërcënimi serioz për stabilitetin dhe funksionimin demokratik të Kryeqytetit. Kjo qasje nuk ndëshkon një kryetar komune. Ajo ndëshkon një qytet të tërë – fëmijët, të moshuarit, familjet në nevojë, dhe çdo qytetar që pret shërbime bazë.

Nuk do të lejojmë që qytetarët të penalizohen. Në një situatë ku llogaria politike mbizotëron mbi interesin publik, ne mbetemi të vendosur të mbrojmë qytetarët e Kryeqytetit. Për të tretën herë me radhë, i jemi drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, me kërkesën që të veprojë në përputhje me Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2025 dhe të ofrojë një zgjidhje urgjente dhe ligjore, jo të prodhojë pengesa të reja.

Ne do të përdorim çdo mjet ligjor dhe institucional për të mbrojtur qytetarët tanë nga kjo padrejtësi flagrante dhe luftë e ulët politike.

Ky nuk është vetëm detyrimi ynë institucional. Është detyrimi ynë moral.

JU REKOMANDOJMË

Lajm i mirë nga Kryetari Ruzhdi Shehu: Ka nisur asfaltimi i rrugës Junik–Restavic
Lajme

Lajm i mirë nga Kryetari Ruzhdi Shehu: Ka nisur asfaltimi i rrugës Junik–Restavic

07/07/2025 - 23:20
Nazim Bllaca, burg, presion dhe lidhjet me Serbinë – si u përpoq të shantazhonte drejtësinë për lirim dhe përkrahje politike
Kryesore

Nazim Bllaca, burg, presion dhe lidhjet me Serbinë – si u përpoq të shantazhonte drejtësinë për lirim dhe përkrahje politike

07/07/2025 - 22:27
SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë
Kryesore

SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

07/07/2025 - 22:13
Publikohen pamje nga arrestimi i 27-vjeçarit “nën ndikim alkooli” në mesnatë në Lipjan – ndërroj jetë pak pas prangosjes
Kryesore

Dërgohen në mbajtje pesë policët në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan – Dyshohen për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”

07/07/2025 - 21:58
Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Miftaraj: Shteti do duhej të sqaronte për publikun këtë situatë sonte
Kryesore

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Miftaraj: Shteti do duhej të sqaronte për publikun këtë situatë sonte

07/07/2025 - 21:48
Njoftim me rëndësi për subvencionimin e tarifave të rrymës për familjet e cenueshme
Kryesore

Murati i reagon Përparim Ramës, insiston se Kuvendi po mbahet i bllokuar “nga opozita”

07/07/2025 - 21:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

    “Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

    190 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Kompanisë “Taunita” iu zbuluan mbi 600 kg peshk të infektuar me parazitin (krimba) ‘Anisakis’ (Dokument)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Publikohen pamje nga arrestimi i 27-vjeçarit “nën ndikim alkooli” në mesnatë në Lipjan – ndërroj jetë pak pas prangosjes

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Këta janë pesë policët e suspenduar për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Vdekja e 27 vjeçarit në Lipjan, IPK suspendon pesë policë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë