Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova nëpërmjet Dheut të Bardhë kalojnë deri në 1 orë e gjysmë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në dalje nga Kosova poashtu te pikëkalimi në Merdare janë deri një orë, transmeton Klankosova.tv.
Në pikat e tjera kufitare, dalje-hyrjet nuk zgjasin më shumë se 5-15 minuta.
Përditësimi i fundit është bërë në ora 08:08