Ish kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i ka dhënë mbështetje gjeneral Nuredin Lushtaku në garën për deputet, shkruan Veriuinfo.
Lushtaku aktualisht drejton Ideal-in, iniciativën politike që para pak kohësh e udhëhiqte Bekim Jashari.
Gjenerali Lushtaku ka marrë mbështetje të fuqishme nga anëtari i familjes Jashari.
Kujtojmë që IDEAL është në koalicion me AAK dhe Nisma-n, kurse gjeneral Lushtaku garon me numër 5 në këtë listë.