Gjeneral Nuredin Lushtaku, ka përkujtuar me nderim dhe krenari jetën dhe veprën e heroit të kombit, Ilaz Kodra në 26 vjetorin e rënies, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
“Kontributi i tij i jashtëzakonshëm mbetet i skalitur në kujtesën tonë kombëtare dhe do të frymëzojë brezat që vijnë në rrugën e atdhedashurisë dhe qëndresës”, ka shkruar Lushtaku.
Postimi i plotë:
Sot, në përvjetorin e 26-të të rënies heroike të Komandantit Ilaz Kodra, me nderim dhe krenari përkujtojmë jetën, veprën dhe sakrificën e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Kontributi i tij i jashtëzakonshëm mbetet i skalitur në kujtesën tonë kombëtare dhe do të frymëzojë brezat që vijnë në rrugën e atdhedashurisë dhe qëndresës.
Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Ilaz Kodra!