Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjenerali Clark: Thaçi s’ishte komandanti ushtarak!

17/11/2025 - 14:10
në Lajme
A A
Mbrojtja: Clark beson se është e padrejtë që gabimet e të tjerëve t’i atribuohen Thaçit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjenerali amerikan që po dëshmon në Hagë, Wesley Clark, është pyetur për ndërveprimet e ndryshme që ai kishte pasur me UÇK-në, me delegacionin kosovar në Rambuje dhe me Hashim Thaçin.

Për ish-presidentin kosovar, pasi u pyet nga avokati i tij, Lluka Mishetiq, Clark tha se në Rambuje e kuptoi se ai nuk ishte komandanti ushtarak.

“Mua mu kërkua të shkoja në bisedimet në Rambuje, që t’i bindja serbët ta nënshtronin marrëveshjen, e cila ndiqte të njëjtën logjikë, një thirrje e NATO-s për të ndaluar dhunën. S’kishte një plan më të elaboruar. Mendova që mund të shkoja, por nuk u lejova. Por mu lejua më pas të shkoja dhe të takohesha me delegacionin e UÇK-së, në fundin e bisedave të para.

U takova me Thaçin në një herë të dytë, para se filluan fushatat bombarduese. Ai ishte një prej personave atje, me më autoritet, më i riu, më bindësi. Fliste gjermanisht, nuk fliste shumë anglisht. Ai nuk ishte komandanti ushtarak.”

Mishetiq për ta konfirmuar, e pyeti sërish nëse pas kësaj, ai arriti në përfundimin që Thaçi s’ishte komandanti ushtarak.

“E saktë, kur u takova me të herën e tretë, kërkova ndihmë, por ai s’e ishte idenë çfarë po ndodhte. Ne nuk kishin një forcë në terren. Ne donim të ndërhynim në forcat ushtarake në terren. I pyeta ku janë ata, ku jeni ju. Nuk mora asnjë përgjigje prej tij.” – tha Clark.

Ndërsa për strukturën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjenerali i pensionuar tha se s’kishte shumë informacione, por ishin në dijeni se kishte grupe lokale.

“S’kishte shumë informacion sa i takon komandës. Mesa e dinim ne bëhej fjalë për grupe lokale, që ishin formuar në mënyrë spontane, në përgjigje të shtypjes serbe prej shumë vitesh, ën veçanti pas vrasjes së familjes Jashari. Kaq dinim. Unë sigurisht që mora më shumë informacion për UÇK-në, nga serbët. Ata kishin pika të identifikuara si pika terroriste.”

JU REKOMANDOJMË

Meritat për blerjen e raketave “Javelin”/Gashi: Çështjet e sigurisë kombëtare të jenë jashtë betejave politike
Lajme

Gashi me ‘‘shpresën’’ se zgjedhjet do të jenë zgjidhja për Kosovën: Vendit i duhet stabilitet

17/11/2025 - 16:01
Takimi me Millosheviqin para bombardimeve, Clark: Më tha se shqiptarët “i vr’as të gjithë, dhe e zgjidhi çështjen”
Kryesore

“Ishte jetë a vdekje”, Clark: Nuk mund ta imagjinoni dhimbjen e njerëzve në Kosovë në ’99

17/11/2025 - 15:55
Lladrovci: Qortimi nga SHBA-të është lajm i mirë vetëm për armiqtë tanë dhe dëshmi sa poshtë kemi ra
Lajme

Lladrovci me mesazh: Inati e prish kalin!

17/11/2025 - 15:41
Deklarata e Osmanit për “900 bandat”, Hoti: Tragjikomike, autogol diplomatik që dëmton imazhin e  Kosovës
Kryesore

Deklarata e Osmanit për “900 bandat”, Hoti: Tragjikomike, autogol diplomatik që dëmton imazhin e Kosovës

17/11/2025 - 15:36
“Urban Grup” me suksesin e radhës, fillon me ndërtimet e para në Prishtinë, nën drejtimin e pronarit Agim Maloku
Ekonomi

“Urban Grup” me suksesin e radhës, fillon me ndërtimet e para në Prishtinë, nën drejtimin e pronarit Agim Maloku

17/11/2025 - 15:08
Deputeti i PDK-së: Jemi unik kundër një qeverie nga LVV-ja
Lajme

Deputeti i PDK-së: Jemi unik kundër një qeverie nga LVV-ja

17/11/2025 - 15:04

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Disponim i shtuar për marrëveshje, sa numra do t’i siguronin VV e NISMA pa deputetët e pakicave që ende s’i kanë premtuar votë Kurtit

    A ka marrëveshje mes VV-së dhe Nismës për të krijuar Qeverinë Konjufca?

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Edhe dy ditë afat për Qeverinë Konjufca, Kurti sheh diçka tjetër më urgjente

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Afrim Muçiqi: Politikë e poshtër, kemi mbet në dorën e analfabetëve

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Aksham pazari” me mbindërtime pa leje i qeverisjes së Bedri Hamzës në ditët e tranzicionit të pushtetit te Faton Peci

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • “Urban Grup” me suksesin e radhës, fillon me ndërtimet e para në Prishtinë, nën drejtimin e pronarit Agim Maloku

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë