Ish-ambasadori Gjergj Dedaj ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj, Albin Kurti, raporton GazetaBlic.
Në një postim publik, Dedaj e akuzon LVV-në për ardhje në pushtet përmes “dhunës, gënjeshtrave dhe sabotimeve”, duke e cilësuar si rrezik për shtetin dhe demokracinë në Kosovë.
Ai e kritikon qeverinë për mungesë rezultatesh dhe pretendon se përdor tragjeditë familjare dhe vetëvrasjet për përfitime politike.
E plotë:
TURPI KA EMËR DHE MBIEMËR
LVV E ALBIN KURTIT!
LVV ka ardhur në pushtet me dhunë, intriga, gënjeshtra, shantazhe, sabotime, gjakderdhje, mashtrime dhe e ka rrezikuar shtetin dhe Republiken e Kosovës!
LVV në mungesë të aktiviteteve, rezultateve, meritave, ajo vetëvrasjet, tragjeditë familjare dhe vdekjet, mundohet t’i konvertoj në vota për pushtet!