Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjermania drejt heqjes së ditës tetë orëshe të punës

30/01/2026 - 20:57
në Ekonomi, Kuriozitete, Ndryshe
A A
Gjermania drejt heqjes së ditës tetë orëshe të punës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria Gjermane e Ekonomisë po promovon heqjen e ditës së punës tetë-orëshe, duke bërë thirrje për zbatimin e shpejtë të reformës së planifikuar në lidhje me orarin e punës.

Qëllimi përfundimtar është forcimi i sektorit gjerman të turizmit, i cili në praktikë zbaton orë pune më fleksibile. “Futja e një kohe maksimale javore pune në vend të një maksimumi ditor duhet të vendoset brenda vitit 2026”, theksoi koordinatori për Industrinë Detare dhe Turizmin, Christoph Ploss, gjatë prezantimit të strategjisë për zhvillimin e turizmit para kabinetit, dje në Berlin.

Sipas legjislacionit aktual, orët ditore të punës për punonjësit janë të kufizuara në tetë. Përjashtimisht, është e mundur një zgjatje deri në dhjetë orë, me punonjësin që kompensohet ose financiarisht, ose me kohë të lirë. Në marrëveshjen e tyre të koalicionit pas zgjedhjeve të vitit 2025, Bashkimi Kristian Demokrat (CDU/CSU) dhe Socialdemokratët (SPD) ranë dakord të zëvendësojnë kohën ditore tetë-orëshe me një maksimum javor. Siç shpjegon Ministria e Ekonomisë, marrëveshja e re do të jetë gjithashtu “në interes të një ekuilibri më të mirë midis punës dhe jetës personale”.

Në përgjigje të planeve të qeverisë, sindikatat gjermane kanë njoftuar tashmë protesta. Kreu i sindikatës Ver.di, Frank Wernecke, i përshkroi planet e Berlinit si një “dritë jeshile” për punëdhënësit që të “shtrydhin çdo pikë të fundit të punëtorëve, pa marrë parasysh shëndetin e tyre”.

Duke folur për gazetën Bild, Wernecke theksoi se sindikata është e gatshme të luftojë si në biznese ashtu edhe në rrugë për të mbajtur të paprekur ligjin që garanton ditën tetë-orëshe të punës.

“Relaksimi” i ditës tetë-orëshe të punës, siç parashikohet në marrëveshjen qeveritare të partive bashkëqeverisëse, tashmë është përfshirë në “Strategjinë Kombëtare për Turizmin”, e cila u miratua të mërkurën nga kabineti. Për vite me radhë, shoqatat e turizmit kanë bërë thirrje për lehtësimin e rregulloreve ligjore në fuqi. Ora e re maksimale javore e punës do të zbatohet gradualisht në të gjithë sektorët e ekonomisë. Ministria kompetente e Punës planifikon të paraqesë një projektligj përkatës deri në verë.

JU REKOMANDOJMË

Dy kosovarë skijojnë për herë të parë në Majën e Shenjtë të Shkëlzenit

Dy kosovarë skijojnë për herë të parë në Majën e Shenjtë të Shkëlzenit
14/03/2026 - 21:14

Dren Menda Mullaademi dhe Fis Nimani, kanë skijuar për herë të parë në Malin e Shkëlzenit i cili ndodhet në Alpet Shqiptare, në rrethin e Tropojës, me lartësi...

Më shumëDetails

ASK: Ekonomia e Kosovës u rrit për 3.85% në fund të vitit 2025

ASK: Ekonomia e Kosovës u rrit për 3.85% në fund të vitit 2025
13/03/2026 - 21:30

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për Bruto Produktin Vendor (BPV) për tremujorin e katërt të vitit 2025, sipas aktiviteteve ekonomike dhe qasjes së shpenzimeve....

Më shumëDetails

“Presidenti ju kërkon menjëherë”/ Momenti kur sekretari i Thesarit ndërpret intervistën, për të folur me Trumpin

“Presidenti ju kërkon menjëherë”/ Momenti kur sekretari i Thesarit ndërpret intervistën, për të folur me Trumpin
13/03/2026 - 21:26

Ndërsa ishte duke dhënë një intervistë, sekretari Thesarit të SHBA, Scott Besant e ka ndërprerë pasi iu komunikua se presidenti Donald Trump e kërkonte menjëherë. Pamjet kanë bërë...

Më shumëDetails

Shahini: Mbi 1 miliard euro kapital vendor u investua jashtë

Shahini: Mbi 1 miliard euro kapital vendor u investua jashtë
13/03/2026 - 21:07

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, në EURO n’T7 ka alarmuar për ikjen e kapitalit privat nga Kosova.Sipas tij, derisa viteve të kaluara kemi folur vetëm...

Më shumëDetails

Gjermania përdor rezervat kombëtare të naftës

Çmimet e derivateve bien “për toke” në bursë, por çfarë po ndodh në Kosovë
13/03/2026 - 17:08

Gjermania po përdor një pjesë të rezervave kombëtare të naftës. Arsyeja është rritja e ndjeshme e çmimeve të naftës dhe karburantit në mbarë botën për shkak të luftës...

Më shumëDetails

S’ka ndryshim të çmimit të naftës, inspektorati i tregut sërish del në terren

S’ka ndryshim të çmimit të naftës, inspektorati i tregut sërish del në terren
13/03/2026 - 16:06

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, e njofton opinionin publik se, në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të tregut të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Këta janë “të fortit” e Prizrenit që po kërkohen për fajde

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë