Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar dy automjete si donacion nga Policia Federale Kriminale e Gjermanisë.
“Këto automjete, të dedikuara për Njësinë FAST-ILECU të Policisë së Kosovës, janë pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes të institucioneve të sigurisë së dy shteteve dhe një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe aktiviteteve të tjera kriminale.
Policia e Kosovës shpreh falënderimet më të thella për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë dhe angazhimin për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.